1687189552_beberexha.jpg

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka publikuar në Instagram foto pas incidentit në koncert, ku një person e goditi me telefon në fytyrë. Në foton e publikuar nga artisja shqiptare, shihet se goditja ka qenë e fortë pasi syri i është ënjtur e nxirë. Nëna e saj tha se Beba Rexha është qepur në pjesën ku u qëllua nga telefoni.

Pavarësisht incidentit, që shqetësoi shumë fansa të këngëtares, vetë Bebe Rexha, krahas foton shkruan se është mirë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Incidenti në skenë, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha qëllohet me telefon në fytyrë teksa po performonte