TIRANE- Është 1.88 i gjatë, 70 kg dhe ka një sallakse shkatërruese. Vetëm 16 vjeç dhe i shpallur katër vjet rresht kampion kombëtar, dhe në 2 vjet i është dhënë trofeu i boksierit më të mire të turneut. Kampion i padiskutueshëm dhe deri tashmë nuk ka humbur asnjë ndeshje.
 
Nuk po flasim për vëllezërit Kliçkov edhe pse shpesh e krahasojnë me ta. “A1Report” sjell për herë të parë në vëmendje emrin e tij, por të gjitha gjasat janë që Mario Sokolin ta dëgjoni shpesh në medalje dhe kupa. Përballë ka një sfidë të madhe, kampionatin europian të boksit. Trofeu i munguar në dhomën e tij, por kandidati kryesor i ekipit të boksit shqiptar për të marrë një medalje nga turneu.
 
Mario stërvitet shumë dhe çdo ditë për të dalë triumfues në kampionatin europian.
 
Ka besim vetë, por e gjithë skuadra dhe boksdashësit kanë besim se Mario do e ngrejë në podium flamurin shqiptar në Azerbajxhan. Veterani i këtij sporti Met Golemi e ka ndjekur që në vogël ecurinë e Marios
 
Prindërit e kanë parë të rritet mes dëshirës dhe suksesit në sportin burrëror të boksit djalin e tyre. Nuk i ka munguar në asnjë çast mbështetja nga familja, por i ati Fatjoni shprehet për “A1Report” se Mario në këtë fazë ka nevojë për më shumë menaxhim dhe stërvitjen e duhur për të kalitur talentin e tij.
 
Trajneri Shameti nuk ka mëdyshje për suksesin e Marios, por përballë indiferencës dhe mungesën e ndihmës së federatës së boksit apo edhe bashkisë, druan se do të ketë edhe ai fatin e një tjetër talenti të boksit të nxjerrë nga ekipi Enea, bëhet fjalë për kampionin e të rinjve Edison Zani, që është larguar në Gjermani.
 
Edhe pse i ndajnë pak javë nga kampionati Europian, Shameti shton se askush nga federata nuk ka komunikuar apo mbledhur ekipin që do marrë pjesë, pa folur pastaj për shpenzimet e rrugës dhe shpenzimet e tjera gjatë kampionatit.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)