Kandidatja e LSI për Qarkun e Tiranës, Floida Kërpaçi, e shoqëruar nga kryesuesi i listës së LSI për Qarkun e Beratit, Ardit Çela, i cili më parë ka qenë drejtues në Kombinat, kanë zhvilluar një takim me të rinjtë në këtë zonë.

Në postimin e shpërndarë nga Kërpaçi, ajo shkruan se votuesit shqiptarë meritojnë një alternativë të vërtetë, dhe këtë alternativë ua ofron vetëm LSI me programin e saj politik.

"E nisëm ditën kështu sot, nga zyrat e LSI në Kombinat, bashkë me Ardit Çela dhe ekipin fantastik. Votuesit shqiptar meritojnë alternativë të vërtetë. Me program politik dhe njerëz që i shërbejnë aspiratave për të ardhmen e tyre. Kjo është oferta fituese e LSI në Tiranë, në Berat dhe kudo"