Një qytetar ka denoncuar me video në adresën zyrtare të Policisë së Shtetit, një shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku drejtuesja e mjetit mbante veshur uniformë policie. Policia Rrugore e ndëshkoi shkelësen e denoncuar, për faktin se është konstatuar duke qarkulluar në korsinë e rezervuar për shërbim publik dhe duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit. Denoncimin e ka bërë publik vetë policia përmes videos dhe një shpjegimi në lidhje me rastin, i cili është adresuar me një ndëshkim.
“Një qytetar denoncoi me video në adresën zyrtare të Policisë së Shtetit, një shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku drejtuesja e mjetit mbante veshur uniformë policie. Policia Rrugore e ndëshkoi shkelësen e denoncuar, për faktin se është konstatuar duke qarkulluar në korsinë e rezervuar për shërbim publik dhe duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit. Policia e Shtetit falenderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin që tregojnë duke raportuar në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit në rrjetet sociale apo në Komisariatin Dixhital, shkelje të ndryshme. Policia e Shtetit siguron ruajtjen e plotë të anonimatit, reagim të shpejtë, profesional e të paanshëm për cilindo që shkel ligjin. Përpara ligjit janë të gjithë të barabartë. Bashkë për një ambjent sa më të sigurt! #112PoliciaeShtetit” - thuhet në njoftim.
-
qe te denonconi policine qe shkel ligjin. mire beni. po pse nuk denonconi njeri tjetrin pyes veten une.
Përgjigju-
Sepse policët duhet të jenë shembull. Nuk mund ta shkelin ata dhe t'i vënë gjobë popullit për shkelje të ligjit.
-
-
Keshtu mbahet shteti????a qfar Policesh kemi ne riana Zot..
Përgjigju











Komente
Komento