'Më telefonuan nga Danimarka, shtanga!' Fitoi çmimin 'Andersen', Briçi: E mori Shqipëria! Mbi 2 dekada përkthyes, net pa gjumë, jemi të pavlerësuar!

Është konsideruar si “Nobeli për fëmijë në Letërsi”, e për këtë vit Çmimi “Hans Christian Andersen”, mbërrin edhe në Shqipëri.

“Nuk është vetëm për mua ky çmim. Ky çmim është për të gjithë përkthyesit e vjetër që hodhën themelet e përkthimit shqiptar. Nga ajo shkollë e mrekullueshme që krijuan ata, unë vazhdoj të mësoj ende. Ky është një çmim për të gjithë intelektualët, për të gjithë shpirtin e shqiptarëve e të Shqiptarisë. Nga të gjithë përkthyesit e botës këtë çmim e mora unë, dhe nga të gjitha vendet e botës, këtë çmim e mori Shqipëria”, thotë përkthyesi Klodian Briçi, fitues i çmimit.

Me 99 Përralla të Andersenit të përkthyera, nga anglishtja në shqip, Klodian Briçi, në një garë ndërkombëtare ka bindur komitetin danez të çmimit...

“Kur më telefonuan që nga Danimarka, u habita dhe më thanë që je fitues i çmimit “Andersen” unë shtanga! Shtanga realisht, sepse mbi 20 vjet punë, ku unë nuk jam vlerësuar kurrë nga Shqipëria, apo Ministria, u vlerësova nga bota. Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme, një lumturi e madhe që përjetova dhe nuk mbahesha dot nga gëzimi”, thotë më tej Briçi.Rrëfen se përkthimin e ka sjellë ‘të gjallë’ duke i qëndruar besnik autorit.

Rrëfen se përkthimin e ka sjellë ‘të gjallë’ duke i qëndruar besnik autorit.

“Kur botuesja Rita Petro ma besoi botimin, u ndjeva edhe i lumtur dhe i kënaqur, sepse të përkthesh Andersenin, do të thotë të përkthesh një vigan të letërsisë botërore për fëmijë. Është përkthimi më i plotë që është bërë në të gjitha trojet shqipfolëse. Janë 99 përralla, më shumë nga të gjitha botimet e mëparshme që janë bërë në Shqipëri. Janë përzgjedhur përrallat më të bukura, më të mira, po ashtu është redaktuar mirë, dhe është shtypur në mënyrë cilësore. Pra, është një botim, që vërtet i mungonte bibliotekave tona”, shprehet më tej.

Një ngjarje me rëndësi për fushën e letrave në vend, e për vetë Klodian Briçin, përkthyes prej dy dekadash e gjysmë. Rrëfen se e nisi përkthimin me “Portretin e Dorian Greit”, e prej atëherë, ka sjellë në shqip më shumë se 40 libra e autorë me peshë...

“Unë nuk kam marrë asnjë çmim për, të paktën një nga tri veprat e Charles Dickens (“Shpresa të mëdha”, “Kohë të vështira”, “Klubi Pikui 1”), por bota më vlerësoi, sepse bota bën vlerësim realist”, shprehet Briçi.

Këtij zanati siç thotë i dedikon deri në mbi 10 orë punë në ditë. Por shpërblimi, krahasuar me angazhimin që kërkon përkthimi në njohjen e veprave, autorëve, kulturave, pasurimin e gjuhës, është minimal.

“Duhet kohë të bëhesh intelektual. Duhen net të tëra pa gjumë, duhet një stërmundim i vërtetë, që të pajisesh, të armatosesh thellësisht me dijet që njerëzimi nga zbuluar në mijëra vite. Kështu që në Shqipëri, nuk ndihemi të vlerësuar”, thotë Briçi.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Hans Christian Andersen” do të mbahet në 2 prill në orën 16.30 në Teatrin Odense në Danimarkë.

A.D/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hans Kristian Anderseni: 17/03/2023 20:01

    Ne cfare gjuhe eshte marre vesh ky me danezet, lind pyetja. Sepse ky tipi nuk di anglisht, ndoshta eshte marre vesh danisht... Kloqian Bici e qan Google Translate English - Albanian. Eshte bere mjeshter, bile-bile edhe Rita e Albasit e beson kete, te tjerat jane muhabete mejhanesh.

    Përgjigju
  • Linda: 10/03/2023 17:17

    Zoti Brici urime per cmimin e madh dhe kete vleresim kaq emocionues per ju.Eshte nje arritje edhe per te gjithe femijet qe kane lexuar dhe lexojn perrallat e bukura te Andersenit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri