Një krim i rëndë në familje është regjistruar në Itali ku 28-vjeçari Giuseppe Musella qëlloi për vdekje me thikë motrën e tij Jleina vetëm 22 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Napoli pasditen e djeshme.

Shkak është bërë muzika e lartë që e motra po dëgjonte në shtëpi dhe sipas Giuseppes, nuk e po e linte që të flinte. Nga aty ka nisur një debat e më pas 28-vjeçari ka marrë thikën në kuzhinë dhe ka goditur motrën e tij në shpinë.

Ka qenë po ai, i cili e ka dërguar në spital të plagosur dhe më pas është arratisur. Pas disa orëve, 28-vjeçari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa 22-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe fatkeqësisht ndërroi jetë. “E vrava motrën time, nuk kisha ndërmend ta vrisja”, ka deklaruar Giuseppe në polici.

Në profilin e saj në llogarinë në Tik Tok, në një video të postuar një ditë përpara ngjarjes nga e reja, shihet teksa një person del me thikë në dorë pas saj. Kjo video ka ngritur aludime se nuk ishte e para herë që 22-vjeçarja kërcënohej nga vëllai i saj.