"Më thoni sa doni"! Si Kukësi
tentoi të blejë lojtarët e Partizanit

tentoi të blejë lojtarët e Partizanit">
“Toleroni dhe me thoni sa doni”!

Kështu i është drejtuar një zyrtar i Kukësit lojtarëve të Partizanit, në mënyrë që këta të fundit të toleronin në superndeshjen e javës së 32-të mes Kukësit dhe Partizanit.
 
Dy ditë përpara supersfidës së javës së 32-të të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Kukësit, drejtues të lartë të klubit verilindor kanë tentuar që të korruptojnë lojtarë të klubit të kuq për të toleruar ndeshjen në favorin e tyre.
 
Lajmi konfirmohet nga burime nga zyra e sigurisë së klubit të Partizanit, të cilët bëjnë të ditur se ekziston një regjistrim, ku një sekser i ambientit të futbollit vendas pranë Federatës, menaxher i Kukësit dhe i porositur nga krerë të lartë të klubit të Kukësit, ka bërë të pamundurën për të korruptuar lojtarët e Partizanit për të toleruar në sfidën përballë tyre.
 
Ekspertë të sigurisë dhe juristë të klubit Partizani po konsiderojnë hapat e mëtejshëm që duhen ndjekur.
 
Tentativa për të korruptuar lojtarët e Partizanit është bërë dy ditë përpara supersfidës së javës së 32-të të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Kukësit
 
Akoma është e paqartë se cilat mund të jenë pasojat e veprimit të njerëzve pranë klubit të Kukësit./TemA Tv

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë