Të lëvizësh me një tram në rrugët e Bordosë si një shishe e madhe vere?
E pabesueshme për shumë, por që imazhet e shpërndara orët e fundit, ‘mashtruan’ shumë persona. Në një video të shpërndarë së fundmi shihet një shishe e madhe me verë të kuqe e cila qarkullonte nëpër shina në vend të tramvajeve klasike.
Edhe pse shumë e dashur ajo ishte thjesht një video-montazh nga Ian Padgham, një artist Amerikan i cili jeton në Bordeaux. Dhe videoja padyshim ka mashtruar më shumë se një person pasi llogaria në Twitter e rrjetit TBM (Transports Bordeaux Métropole) duhej të mohonte ekzistencën e saj .
“Jo, nuk ka asnjë shishe tramvaj që qarkullon në Bordo. Verën duhet ta konsumoni në terracë "shkroi në Twitter raporti i trafikut në Bordeaux.