Avokati Ardian Vishaj ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë për gjyqtarin Shkëlqim Miri. Në rekursin për gjyqtarin Miri kërkohet lirimi i tij nga qelia, për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.
Ndërkohë, në Gjykatën e Krimeve të Rënda është paraqitur sërish kërkesa për zëvendësimin e masës për Mirin, me argumentin se prej 2 muajsh Prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim dhe nuk e ka marrë asnjëherë në pyetje.
Gjyqtari Shkëlqim Miri u arrestua në nëntor të 2017, me akuzën e korrupsionit dhe mos deklarimit të pasurisë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia i gjeti Mirit 34 milionë lekë. Sipas argumenteve të avokatit, gjyqtari Miri vuan nga një sëmundje e rëndë tumorale në kokë.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com