VLORË- Me urdhër të SPAK, është arrestuar kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka. Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se GJKKO ka lëshuar edhe masat e sigurimit arrest me burg për avokatin Radovan Çela, Astrit Vladi dhe ish-Oficeren e Policisë Gjyqësore, Eriona Dautaj, aktualisht kandidate për prokurore. Për këta të tre ende nuk është ekzekutuar urdhër arresti. 

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se agjentët e BKH- së kanë zbarkuar disa herë në ambientet e Prokurorisë së Vlorës gjatë këtij muaji dhe kanë marrë edhe disa dosje. Ndërkohë, ndërhyrja për arrestimin e Zarkës është bërë mëngjesin e sotëm, 29 korrik, nga agjentët e BKH-së. Këta të fundit i kanë zbarkuar në banesë kryeprokurorit të Vlorës duke i vënë prangat. Ndaj Zarkës rëndon akuza për veprën penale "Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

Ky operacion i SPAK është zhvilluar pas zbërthimit të bisedave në Sky ECC, bëjnë me dije burime për Shqiptarja.com. Vetë Zarka sipas burimeve, nuk rezulton të ketë profilin e tij në aplikacionin Sky ECC, por rezulton që emri i tij të ketë dalë nga komunikimet mes personave të tjerë. 

Nuk dihet ende se për çfarë janë arrestuar, ndërsa SPAK ende nuk ka dalë me një deklaratë për mediat. Prokurori që po e heton çështjen është Klodian Braho, ndërsa urdhër arrestet janë firmosur nga gjyqtari Ejon Bani.

Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u konfirmua në detyrë në qershor 2024 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.

EMRAT
1- Aurel Zarka, Drejtues i Prokurorisë Vlorë (arrestuar)
2- Eriona Dautaj, magjistrate në Shkollën e Magjstraturës, ish-oficere e Policisë Gjyqësore ne Prokurorinë e Krimeve të Rëda dhe Hetuese në BKH, masë sigurimi arrest me burg
3- Radovan Cela, masë sigurimi arrest me burg
4- Astrit Vladi, masë sigurimi arrest me burg

1722244644_page.jpg

 

Avokati Radovan Çela dhe Kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:11
Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

 

Kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka u arrestua sot me urdhër të SPAK, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u konfirmua në detyrë nga KPK vetëm një muaj më parë, më 28 qershor 2024.

Zarka pati një seancë të shkurtër dëgjimore një ditë më herët,  gjatë së cilës dha shpjegime të përmbledhura për dy gjetje në kriterin e pasurisë. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin Zarka u vlerësua pozitivisht. Po ashtu, nuk u evidentuan probleme dhe për katër denoncime të dorëzuara në KPK nga publiku.

Procesi i vetingut për prokurorin Zarka u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Roland Ilian dhe anëtare Genta Tafa Bungon. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.

Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.

Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.