SARANDË - Dy trafikantë janë vënë në pranga në flagrancë në mes të detit nga policia kufitare e Sarandës pasi u kapën duke transportuar kanabis sativa me një varkë në drejtim të Greqisë.

Drejtoria e Policisë së Vlorës, ka bërë të ditur se, në flagrancë janë vënë Ervin Daka, 25 vjeç, banues në Durres dhe Fatjon Delilaj, 25 vjec, banues në Ksamil, Sarandë.

Këta dy persona janë kapur nga efektivët e policisë në det rreth orës 20:00 duke transportuar me një mjet te vogel lundrues nga Ksamili për në drejtim te Korfuzit, Greqi sasinë prej 26 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Pas arrestimit, dosja me materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë për akuzën e “trafikimit të lëndëve narkotikeve”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)