Task Forcë Speciale Amerikane për Ballkanin, Yuri Kim: Shqipëria, bazë e përhershme ushtarake amerikane! Peleshi: Do luftojmë së bashku nëse do të jetë nevoja

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Juri Kim ka deklaruar se një bazë e përhershme amerikane do të vendoset në Shqipëri. Këto deklarata Ambasadorja Kim i bëri gjatë ceremonisë së aktivizimit të shtabit të Task Forcës amerikane për Ballkanin që do të ketë qendrën në vendin tonë.

Për ambasadoren Kim, prania e kësaj baze amerikane, tregon se lidhjet mes Shqipërisë dhe SHBA janë më të forta se kurrë. Teksa përmendi pushtimin 'e pajustifikuar' rus të Ukrainës, ajo shtoi se Perëndimi duhet të vazhdojë t'i përgjigjet të gjithë kërcënimeve me forcë dhe vendosmëri.

"Vitin e kaluar mikrpitët Defender 21 duke dëshmuar se marrëdhënia jonë e sigurisë ishte gati për nivelin tjetër. Dhe ja ku jemi. Me vënien në funksion të Task Forcës për Ballkanin për here të pare në histori, Shqipëria, ndoshta për habit të të gjithëve, do të jetë baza e një pranie të përhershme ushtarake amerikane. Nuk mendoj që ndokush do ta kishte paraparë këtë 100 vite më pare apo kur ra komunizmi para 30 vitesh. Kjo prani është këtu për disa arsye, së pari jam e kënaqur që jemi këtu, në nivelet më të larta të qeverisë amerikane ka një respekt dhe vlerësim në rritje për Shqipërinë si një partner sigurie, që prej anëtarësimit të saj në NATO në 2009 Shqipëria nuk ka hezituar kurrë të dislokohet përkrah forcave amerikane dhe ne nuk mund të kërkonim për një mik dhe aleat më të forte e besnik. Lidhjet tona 2 palësh janë më të rëndësishme se kurrë teksa aleatët bashkohen dhe ndërmarrin veprime dhe përgjigje të sulmit të paramenduar dhe të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia. Jemi vetëm 1 javë larg nga 2 marsi që siç e dine shqiptarët është përvjetori i besëlidhjes së Lezhës në 1444. Skënderbeu kuptoi fuqinë e unitetit kur tha që bashkimi bën fuqinë. Ne duhet të vazhdojmë t'i përgjigjemi të gjithë kërcënimeve me forcë, besueshmëri dhe shpejtësi", tha Ambasadorja.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se vendi do ta shfrytëzojë këtë mundësi për të rritur standardet e Forcave tona Operacionale. Po ashtu ai theksoi se këto forca do luftojnë së bashku nëse do të jetë nevoja, duke përmendur si shembull Afganistanin.

"Vlerësojmë dhe mbështesim vendosjen e këtij shtabi në rajonin tonë. Do të krijojë qëndrueshmëri në rajon. Do e shfrytëzojmë këtë mundësi për të rritur standardet e Forcave tona Operacionale. Do jemi në gjendje të luftojmë së bashku nëse do të jetë nevoja siç kemi bërë në Afganistan e më gjerë", tha Ministri.

Ky shtab do ofrojë ekspertizë të lartë dhe do të sigurojë ndërveprueshmëri me Forcat Speciale shqiptare, por edhe me ato të rajonit.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Felix: 10/03/2022 10:56

    Eshte humbje e sovranitetit dhe pavaresise se shtetit tone.

    Përgjigju
  • Kaci: 09/03/2022 21:21

    Lajm i mire qe duhet festuar. Ja arritem kesaj dite qe te kemi amerikan ne Shqiperi. Normal armiqeve dhe enveristeve nuk ju pelqen. Rrofte USA

    Përgjigju
  • Emigrati: 09/03/2022 18:07

    Nje republik bananesh ka nevoj per proteciene

    Përgjigju
    • Emig: 09/03/2022 18:42

      Te shkoje Niko Peqimja bashke me gocen e vet te luftojne..

  • Eni: 09/03/2022 17:55

    Te behet referendum popullor nese duhet te kemi baza amerikane apo jo , duhet te pyetim ato vende qe i kane se ne cfare problemesh gjenden sot

    Përgjigju
    • Son: 09/03/2022 18:41

      Shume dakord. Nuk i duam hic. Te na lene rehat ne hallet tona.

  • Loni: 09/03/2022 17:17

    Me pi d h in e geuas tende do luftosh or moterespektuar... Cfare Jan keto deklarata ordinereske aleate amerikanesh! Hahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë