Kryeministri Edi Rama ka denoncuar një tjetër rast që tregon sesi abuzohej me skemën e ndihmës ekonomike.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama denoncon një rast nga Hasi ku një kryefamiljar me vilë tre katëshe përfitonte ndihmë ekonomike, e cila i ishte hequr një familje të varfër.
Me skemën e re, shkruan kreu i qeverisë, asistencën do ta përfitojë familja e cila nuk ka të ardhura dhe jeton në kushte të vështira ekonomike.
Postimi i Ramës:
Lart, vila 3 katëshe e I.U në Has që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe poshtë shtëpia e R.B po në Has që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, I.U është përjashtuar dhe R.B është përfshirë në skemë.
/Shqiptarja.com

Fotot tregojnë qartë se cila nga kto dy familje është më në nevojë.
Ndërkohë që po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo familje të hyrë apo të dalë nga skema e ndihmës ekonomike, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë familjet realisht në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga skema kombëtare. 
(Fotot të postuara nga Rama në FB)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com