Monika Kryemadhit i vjen keq që Partia e Lirisë po shkon drejt shuarjes, por situatën e sheh pasojë të një procesi të qëllimshëm kriminalizimi të forcës politike që ajo ka ndërtuar prej vitesh.
“Më vjen keq që Partia e Lirisë është drejt shuarjes. Kam investuar gjithçka në këtë parti, i gjithë rrethi im, nëna ime, bashkëshorti im janë sot në duart e gjykatës, sepse duan të kriminalizojnë një parti politike që ishte risi në politikën shqiptare, një parti që kërkonte aleanca”, tha Kryemadhi gjatë një interviste në Top Channel.
Gjatë bisedës me Fiori Dardhën në emisionin ‘Breaking’, Kryemadhi shprehu keqardhje për problemet që po përjeton sot politika shqiptare dhe për faktin që një pjesë e madhe e të burgosurve ndodhen në paraburgim.
“Sot kemi 80% të të burgosurve në paraburgim. Sot jemi Republika e SPAK-ut”, deklaroi ajo.
E pyetur nëse opozita mund të shndërrohet në një alternativë reale qeverisëse, Kryemadhi tha se problemi nuk është mungesa e figurave, por mënyra se si veprohet politikisht dhe mungesa e qëndrueshmërisë.
Akuza më të forta ajo i rezervoi për arrestimin e Ilir Metës, të cilin e cilësoi si produkt të një pazari politik.
“Burgosja e Metës është marrëveshje e dy partive të mëdha për të vazhduar aferat,” u shpreh Kryemadhi.
Ajo pranoi se si ajo, ashtu edhe Meta, kanë bërë gabime gjatë karrierës së tyre politike, por theksoi se këto lidhen me tejkalimin e kufijve për të ndihmuar njerëz.
“Meta dhe unë kemi gabimet tona. Kemi bërë më shumë sesa duhet për njerëzit. Nëse merr një doktor urgjence dhe i thua ‘kam filanin’, sot SPAK ta quan shpërdorim detyre. Ky ka qenë gabimi ynë,” tha ajo.
Kryemadhi kritikoi edhe heshtjen politike dhe mediatike lidhur me kushtet e burgosjes së Metës, duke thënë se për muaj të tërë ai është lënë në harresë.
“Asnjë emision, asnjë gazetar, asnjë deputet i PL-së nuk foli për shkeljet e rregullave të burgosjes së Metës. U harrua në burg për tetë muaj, nuk shkoi askush ta takonte,” deklaroi ajo.
Komente












Ik moj me ato palo gjoja parti, që i keni krijuar për të mbuluar vjedhjet dhe grabitjet me pordhitikë, që gjasme do bënit ju o të ndyrë...
PërgjigjuReflektim interesant! Parti qe kerkonte aleanca,thote Kryemadhi per PL(LSI).Kerkoi aleanca dhe i arriti,por arriti te fitoje dhe dicka tjeter,urrejtjen dhe perbuzjen e te gjitheve.
PërgjigjuTe besh nje reflektim per politiken shqiptare, e bazuar ne militantizem populist nuk eshte tipar dallues vetem i PL. Po te shohesh me vemendje eshte nje krize qe ka perfshire te gjithe politiken shqiptare. Vetem me nje krahasim te thjeshte, panorama e populizmit militant ne politike. Me kujtohet nje film i Hollywood ku aktori Jim Carrey i duhej te perkujdesej per nje grup pinguinesh ku afeksioni dhe perkushtimi rritej dita dites pergjate kohes qe jetonin bashke. Kur kopshti zoologjik e hodhi ne gjyq, per te kthyer tufen e pinguineve, avokati i kopshtit e vuri ne prove afeksionin dhe realitetin. I ofroi per te ngrene pinguineve dhe ne moment tufa " aq e dashur" e pinguineve i shkoi nga mbrapa atij qe i ofroi per te ngrene dhe braktisi ate qe i ofroi afeksion!!?? PS. Pra ku jemi me politiken e mirefillte partiake me tufat e militanteve te uritur!!??
Përgjigju