'Më vodhën pantallonat', burri denoncon në polici: Po flija me gruan, kur hynë nga dritarja e banjës

'Më vodhën pantallonat', burri denoncon në polici: Po flija me gruan, kur hynë nga dritarja e banjës

Hajdutët ndonjëherë kanë sens humori të pabesueshëm. Së paku kështu bindesh nëse lexon kallëzimin e dorëzuar para oficerit të policisë në Vorë me inicialet A. M. ku i dëmtuari tregon çast pas çasti se si u vodh dhe se si hajdutët e ndaluan atë që mos ti ndiqte me vetëm një veprim. Duke i vjedhur pantallonat. Një burim policor i Gazetës “Si” pranë policisë lokale tregoi se si shtetasi me inicialet S. C, banues në fshatin Fushë-Prezë mbasi u bastis nga persona të panjohur kërkoi ekspertizën e policisë për zbulimin e tyre. 45-vjeçari tregon në polici se hajdutët kapërcyen murin rrethues.

“Nëpërmjet dritares së banjës e cila ka një dritare nga pjesa e pasme e banesës dhe që është e pasiguruar kanë hyrë brenda në shtëpi dhe në katin e dytë ku po flija me gruan time kanë marrë si fillim pantallonat e mia” – deklaron i zoti i shtëpisë. Sipas tij mbas këtij veprimi hajdutët kanë filluar xhiron nëpër banesë të sigurt që kryefamiljari edhe nëse zgjohej nuk do i ndiqte dot mbasi ai ishte i zhveshur dhe pa pantallona.

“Më pas kanë hyrë në dhomën ku fle nëna H.C, kanë kontrolluar por nuk kanë marrë asgjë aty. Kanë zbritur në katin e parë duke vjedhur prej andej televizorin, një laptop “note bosk” si dhe një xhup në dhomën e pritjes”, shton i zoti i shtëpisë.

Mbas këtij veprimi, 45-vjeçari tregon se hajdutët kanë dalë nga dera kryesore dhe e kanë mbyllur me çelës shtëpinë nga jashtë.

“Pantallonat e mia që i morën në dhomën e gjumit i kanë hedhur jashtë së bashku me të kanë lënë edhe çantën e gruas që e kanë kontrolluar dhe mbasi kanë marrë rreth 30 mijë lekë të reja kanë zhvatur edhe dokumentet personale si patentë, karta banke”,pohon në denoncim S. C.

Por i zoti i shtëpisë u kthehet sërish pantallonave që ja morën në afërsi të krevatit duke thënë në polici se “në xhepin e pantallonave përpara se ti flaknin jashtë kanë gjetur çelësat e makinës, të njërit prej mjeteve të parkuara në oborr që është tip mercedez-benz.

“Por duke qenë se në makinë kanë gjetur një bllok kartëvizitash të vendit ku punoj unë në një kompani të njohur, e kanë larguar prej aty dhe e kanë lënë të mbështjellë me letër të bardhë në parvazin e dritares,” shtjellon 45 vjeçari.

Hajdutët të qetë kanë hapur me pult derën dhe kjo vizitë e tyre, pavarësisht se i zoti i shtëpisë tregon se ju morën pantallonat as që i ka zgjuar anëtarët e familjes.

“Këtë fakt e konstatova në orën 4:20 dhe njoftuam policinë e cila edhe ka hapur derën kryesore të kyçur nga jashtë,” tregon S. C në kallëzimin që Gazeta “Si” disponon.

Policia shton për Gazetën “Si” se mbasi ka këqyrur disa bidonë plastikë që besohet se janë përdorur nga hajdutët gjatë bastisjes, ka zbuluar se hajdutët janë larguar me automjetin e vjedhur në drejtim të Fushë-Krujës. Mbas një sërë veprimesh hetimore ,policia deklaron për Gazetën “Si” se ka identifikuar si hajdut një 29-vjeçar nga fshati Yrshek me inicialet E. SH, i cili është shpallur në kërkim policor.

“Puna jonë vazhdon për të bërë të mundur identifikimin e plotë policor, u shpreh një zyrtar i rendit për Gazetën “Si” , që këmbëngul se kjo është një nga vjedhjet më të rralla, ku hajduti jo vetëm vodhi pantallonat për të paralizuar kryefamiljarin, por i mbylli ata nga jashtë tek të dyja dyert, edhe tek kryesorja edhe portën.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen