Trump nga spitali: Në pritje të provës së vërtetë! Do të kthehem së mezi pres ta përfundoj fushatën
Presidentit amerikan Donald Trump tregoi nga spitali është në gjendje të mirë, por ditët në vazhdim do të jenë vendimtare për trajtimin e tij. Trump, pozitiv me Covid-19 deklaroi se mezi pret që ti kthehet fushatës elektorale.
Redaksia 4 Tetor 2020, 09:29 | Përditesimi: 4 Tetor 2020, 13:22
Ditët në vijim do të jenë një test i vërtetë në betejën e tij kundër Covid-19, njoftoi nga spitali presidenti Trump permes nje video mesazhi.
Presidenti amerikan nga Qendra Kombëtare Mjekësore Ushtarake "Walter Reed", falënderoi ekipin mjekësor, liderët botërore dhe personat që i kishin uruar shërim të shpejtë.
“Erdha këtu. Nuk po ndihesha mirë, tani ndihem shumë më mirë. Unë duhet të kthehem, sepse ne ende duhet ta bëjmë Amerikën sërish të madhe. Ne kemi bërë një punë jashtëzakonisht të mirë për këtë, por kemi akoma hapa për të bërë dhe duhet ta përfundojmë. Mendoj se do të kthehem së shpejti, mezi pres ta përfundoj fushatën. Por kjo ishte diçka që ndodhi dhe u ka ndodhur miliona njerëzve në të gjithë botën. Ditët në vijim janë një provë e vërtetë, do të shohim çfarë ndodh”, tha Trump
Videoja u publikua pak kohë pasi nisën të qarkullonin edhe informacione të ndryshme në lidhje me gjendjen e presidentit i prekur nga Covid-19.
Mjeku i tij, Sean Conley u shpreh se Presidenti po reagonte mirë dhe kishte bërë progres që nga momenti kur u diagnostikua. Kurse për zonjën e parë situata paraqitet më stabile dhe po vazhdon trajtimin e saj në Shtëpinë e Barrdhë.
Por edhe pse për presidenti është e pamundur të vazhdojë fushatën e tij elektorale, për disa ditë në ambientet e jashtme të spitalit me qindra mbështetës të tij mbanin pankarta në duar duke i uruar shërim të shpejtë.
I qenkan prishur floket. Kujdes me ushqimin e spitalit or qyq se mos te ben Antifa cicin ne caj...
Përgjigju