Lori Kaçka është një nga këngëtaret shqiptare që pëlqehet shumë dhe diskutohet vetëm për anën e saj profesionale. Ajo është mjaft diskrete përsa i përket pjesë private por këtë rradhë ka rrëfyer një situatë të frikshme.
E ftuar në “Prive”, këngëtarja tregoi për aksidentin e frikshëm që për pak mund t’i kishte ndodhur. “Udhëtoj gjithmonë vetëm kur shkoj nëpër koncerte. Dhe sigurisht që lodhem dhe disa herë e kam zënë veten mat duke u përplasur me kamionin. Më merrte gjumi dhe për pak të aksidentohesha,”- ka thënë Lori.