Emisioni “Tete a Tete” në “A1 Report”, solli në kujtesë 20 shkurtin me një domethënie të veçantë në jetën e shqiptarëve. Një prej dëshmitarëve të kësaj ngjarje, Arben Meçe, nënvizoi faktin se rrëzimi i shtatores, nuk ishte gjë tjetër veçse skenar i sistemit. Duke rikujtuar detajet, e u kthyer pas ndër vite, Meçe përcjell emocionet gjatë datave 17, 18 dhe 19 dhe kulminacioni, 20 shkurti. Rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, solli një tensionim të situatës politike në Shqipëri.
Me pak fjalë, elementi konservator enverist, pati dhe kundërpërgjigjen e vetë. Me qindra studentë ushtruan një demonstrim force.
Ja si e kujton Meçe atë ditë: “Në 20 shkurt kam qenë në shesh, përpara dritareve të Kinoklubit kur zhvillohej greva. Pastaj më tej ndodhi procesi që emocionoi turmën, të ardhjes së sindikatave të minatorëve, një moment entuziazmi. Kjo lëvizje ishte realisht studentore. Në 20 shkurt, ndaj aktit të rrëzimit të bustit ka qenë i paqartë. Nuk ka patur deklaratë nga PD, por s’ka pasur fare. Elementë të PD, nuk ishin dakord për rënien e bustit”.
“Në ndryshim nga ngjarjet e tjera, gjithë zhvillimin e vetë e pati në mënyrë spontane. U improvizua një tribunë në katin e dytë në Kinoklubi Studenti dhe ka dalë znj. Bulku, që ka thënë drejt sheshit dhe pati një kanalizim të turmës”, thotë Meçe.
“Sinjalet ishin që një ditë përpara. Nuk është problem fizik i shtatores dhe aktin e rrëzimit e vlerësoj. Në kuadrin e një procesi që kishte filluar që në dhjetor, jemi edhe në rrëzimin e shtatores. Nuk ka qenë lëvizje e PD”. I pyetur se cili ishte pozicioni i PD për rrëzimin e shtatores, Arben Meçe deklaroi: “ Në 20 shkurt kam qenë pranë Azemit dhe Arben Imamit dhe kemi qenë në pjesën që ka qenë tek shatërvani. Kemi mbetur vetëm ne të tre në shesh. Ishin ngjarje të mëdha dhe do të jetojmë si në momentin e asaj mase që demonstronte. Ishte idealiste. Nuk kam për të harruar Arben Imamin që thonte “na more në qaf”. Studentët ishin në protestë. Turma zbriti në shesh. Është një situatë historike. Dy instrumentet e PD që mund të mbanin kontakt me grevën. Në momentin që turma shkuan drejt sheshit, ata shprehën shqetësim”.
Më tej, Arben Meçe dha vlerësimin e tij, nëse sistemi donte që të rrëzohej miti i Enver Hoxhës. “Ne mendojmë se miti i Enver Hoxhës ishte ajo shtatore. Më vonë kuptuam se mitin, nuk ishte ajo shtatore. Miti i Hoxhës ra kur sistemi pësoi goditje, në ditën e pluralizimit politik. Kur sistemi bie, në proces janë ngjarje për ndërtimin e një sistemi të ri. Rënia e saj, shtatorja, përveç emocionit, simbolikës…Mos harrojmë që në vitin ’97, e njëjta simbolikë ka ndodhur me Sali Berishën. Simbolika në thelb nuk kupton vetëm shtatoren. Piramida që ai ngriti ra. Kulmi i ngjarjes kur ra, kur i ranë themelet”, tha më tej ai.
Redaksia online
(m.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com