Medalje Ari për maturantë ekselentë të diplomuar, Kushi: Përqafoni vlerat më të mira të shoqërisë, mos u ndalni në rrugën e ëndrrës suaj

 Medalje Ari për maturantë ekselentë të diplomuar, Kushi: Përqafoni vlerat më të mira të shoqërisë, mos u ndalni në rrugën e ëndrrës suaj

Ministrja e Arsimit Evis Kushi

Janë vlerësuar me Medalje Ari 40 ish-maturantë, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë me rezultate të shkëlqyera në vitet shkollore 2018-2019 dhe 2019-2020.

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi gjatë fjalës së saj u shpreh se këta nxënës kanë arritur këtë sukses falë punës dhe vullnetit të tyre.

“Gjatë këtyre viteve të fundit, ju keni patur mësues më të kualifikuar, keni mësuar me tekste të Oxford dhe Cambridge, me programe dhe kurrikula të bazuara në kompetenca, duke u bërë më të aftë të studioni edhe në universitetet më të mira e prestigjioze të botës. Dhe pikërisht kjo është arsyeja që 10 maturantë ekselentë sot nuk i kemi këtu të pranishëm, por ata na bëjnë krenare njësoj si ju, sepse studiojnë jashtë vendit dhe vazhdojnë të shkëlqejnë me rezultatet e tyre” shprehet ministrja.

Më tej ajo ka nënvizuar se gjatë këtyre viteve është realizuar një reformë rrënjësore që nxit rritjen e cilësisë dhe siguron autonominë e universiteteve, ndërkohë që universitetet janë të akredituara ndërkombëtarisht në bashkëpunim me Agjencinë Britanike të Sigurimit të Cilësisë. Ajo thekson se tashmë zbatohet një sistem i ri pranimesh në universitet, vetëm në baze të meritës dhe në kushtet e një transparence të plotë.

“Ju përfaqësoni modele frymëzimi për të gjithë nxënësit, të rinjtë e të rejat qe na ndjekin. Për tu treguar të gjithëve se puna dhe sakrifica vlerësohet dhe shpërblehet”  tha ministrja.

Ajo u shpreh se të rinjtë duhet të ketë guxim dhe besim për të ardhmen, dhe se ata mësojnë nga gabimet e të kaluarës dhe zbulojnë si të bëjnë punët më mirë.

“Mos u trembni dhe mos u ndalni asnjëherë në rrugën e ëndrrës dhe ambicies suaj. Përqafoni vlerat më të mira të shoqërisë. Mos kërkoni rrugën më të shpejtë  e më të lehtë për të zgjidhur problemet, por rrugën më të drejtë, duke u udhëhequr nga ndershmëria, puna, këmbëngulja, respekti për të tjerët, bujaria e solidariteti”, ka dhënë mesazhin e saj ministrja Kushi.


Lajmi kryesor:

'Medalje e Artë' për gjimnazistë me rezultate të shkëlqyera, Rama: Është një shenjë e forcës që keni ju brenda


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga gjashtë person në Tiranë

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga gjashtë person në Tiranë