Medalje ish-sigurimsave, PD
"U dekoruan xhelatët e Hoxhës"

Medalje ish-sigurimsave, PD<br />
Partia demokratike akuzon qeveriane qe ka  dekoruar fuksionarë të ish-sigurimit të shtetit një vit më parë në 70 vjetorin e çlirimit të vendit. Nga selia e Partisë Demokratike kreu i grupit demokrat Edi Paloka u shpreh se Rama ka shpërndarë medalje personave të cilët kanë vrarë pa gjyq gjatë diktaturës komuniste.Vendim ky që sipas demokratëve është mbajtur i fshehtë nga qeveria për një vit 

“Edi Rama me dekorimet që ka dhënë, del qartazi se nuk ndryshon aspak nga hetuesi i At Zef Pllumit, nga hetuesit, prokurorët e gardianët e zinj, që kanë ushtruar tortura çnjerëzore ndaj atyre që nuk mendonin njësoj me regjimin, apo që besonin në Zot. Ky akt i rëndë i dekorimit të xhelatëve, është zyrtarisht glorifikimi që Edi Rama po i bën diktatorit Hoxha, një projekt që ai e nisi me festimet me portretin e tij, e që tani po e dekreton me medalje qeveritare gjithë xhelatëve që kanë vrarë e kanë prerë në emër të Enverit”.Dekorimi i këtyre personave për demokratët është nje arsye me shume qe shqiptaret të bashkohen në protestn e 8 dhjetorit.Me 8 dhjetor nis përballja pa kthim. Asnjë regjim, nuk ka fituar dot mbi popullin. Dhe ky i sotmi, regjimi i krimbur në korrupsion e krim, që glorifikon diktaturën, i ka ditët e numëruara”.-tha Paloka

Paloka i është referuar një liste me rreth 37 emra që është bërë publike këtë të dielë në disa media të shkruara.

Emrat që bien në sy janë , SHYQYRI ÇOKU Hetuesi i At Zef Pllumit, GANI KODRA Shefi i Sigurimit të Byrosë Politike , KADRI BALLA shoqëruesi i Enver Hoxhës, NJAZI JAHO Sekretar i Komitetit të Partisë për rrethin Tiranë e të tjerë.

Përmes rrjetit social Twitter drejtor i kominikimit të qeverisë shqiptare Endri Fuga është shprehur se medalja e mirënjohjes i është dhënë vjet të gjithë veteranëve të kategorisë I,  jo emrave te veçante. Kush gëzon këtë status u dekorua VJET!" -shkruan Fuga .

endri fuga

Sipas një liste të publikuar në disa media, ja emrat që kanë përfituar medalje:

RAKIP BEQAJ
Zv/Drejtor i Përgjithshëm i Sigurimit të Shtetit
GANI KODRA
Shefi i Sigurimit të Byrosë Politike
XHAFER PEÇI
Drejtor i Drejtorisë së Kufirit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe që nga viti 1972 deri në vitin 1982, ka kryer detyrën e Komandantit të Gardës së Republikës
MARK DODANI
Figura emblematike e Sigurimit të Shtetit me pseudonimet “Xhakoni” e “Studenti”, i cili mbante lidhje direkte me Mehmet Shehun e Kadri Hazbiun, aktiv në goditjen e disa grupeve diversante siç i cilësonte regjimi.
MURAT KAMANI
Prokurori ushtarak i Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Çakos e Rrahman Parllakut, e vlerësoi grupin “komplotist” duke kërkuar dënimin e tyre me vdekje.
ANASTAS KOROVESHI
Gjyqtar i Gjykatës së Lartë Ushtarake në Tiranë
QEMAL HYSENAJ
Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Fierit
ERNESTO JAKOVA
Zëvendësdrejtori i Institutit të Studimeve Ushtarake, Ish-Gjeneral Major, i dënuar me grupin e të ashtuquajturit “Puçi ushtarak ‘74″
JANI PASKO
Kryetar i rrethit Berat
MUSTAFA BEQARI
Oficer i Degës së Punëve të Brendshme
ISA MILOTI
Oficer i Sigurimit të Shtetit (Shkodër)
SHYQYRI ÇOKU
Hetuesi i At Zef Pllumit (“Rrno vetëm për me tregue”)
RAHMAN PARLLAKU
Kandidat i Komititetit Qendror të PPSH, deputet i PPSH, ish-zv/ministër i Mbrojtjes, ish-Gjeneral Major i dënuar me grupin e të ashtuquajturit “Puçi ushtarak ‘74″
GANI KEÇI
Sekretar i Komitetit të Partisë për Tiranën
MELEQ BABANI
Kryetar i Komitetit Ekzekutiv te Bilishtit
VITO KAPO
Ministre e Industrisë së Lehtë, ish- Sekretarja e Parë e Bashkimit të Grave të Shqipërisë, bashkëshortja e Hysni Kapos
NJAZI JAHO
Sekretar i Komitetit të Partisë për rrethin Tiranë
HAMIT MYHYRDARI
Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme Laç
ILO KODRA
Shefi i kabinetit të Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së
KADRI BALLA
Fillimisht shoqëruesi i Enver Hoxhës. Vite më vonë emërohet Zv/Drejtori i Kuadrit të Ministrisë së Brendshme
DHIMITRA JAKOVA
Dëshmitare në gjyqin kundër grupit armiqësor të Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, Llambi Peçinit, etj
XHOXHI KONOMI
Kreu i Hetuesisë në rrethin e Lushnjës, hetues në
Prokurorinë e Përgjithshme, më pas ka punuar si këshilltar në Presidiumin e Kuvendit Popullor
LIRI BELISHOVA
Anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së. Themeluese e PKSH-së. Në vitin 1960 përjashtohet nga PPSH, internohet 21 vjet.
MANE ALIAJ
Vëllai i agjentit sekret të Kundërzbulimit shqiptar, Shemsi Aliaj pranë ambasadës shqiptare në Romë, i cili konsiderohet si një nga rekrutuesit më të mirë të Shërbimit Sekret Shqiptar në komunizëm.
LLAMBI GEGENI
Hetues në Drejtorinë e Hetuesisë në MPB
FAHRI KRAJA
Oficer i Sigurimit të Shtetit, Hetues, ish-drejtues i lartë në Sigurimin e udhëheqjes komuniste.
EMRO KONDI
Zv/kryetari i Degës Punëve të Brendshme Librazhd
AGIM BEJLERI
Oficer i Sigurimit të Shtetit
DURO SHEHU
Vëllai i kryeministrit, Mehmet Shehu.
SADUSH KUMBARO
Agjent i Sigurimit të Shtetit
STOLI LIPIVANI
Dëshmitare, pjesëmarrëse në gjyqin e Ramize Gjebreas
EQEREM BECI
Dëshmitar në gjyqin e Koço Theodhosit, Kiço Ngjelës, etj.
DEMIR PRODANI
Hetues i prokurorisë në disa rrethe
DHIMITËR BRISKU
Deputet i PPSH-së për Beratin, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit Berat
NONDA BAKA
Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë e rrethit të Durrësit
KARAFIL KALEMI
Zv/Kryetar i Degës të Punëve të Brendëshme për mbi 20 vjet

Redaksia Online
(s.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas