TIRANË - 5 ekspertët që përfunduan misionin në Afganistan u pritën sot në një ceremoni në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku të pranishëm ishin Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, drejtues të tjerë të lartë të Ministrisë së Brendshme etj.
”Këta janë njerëzit me uniformë, ky është vizioni i shtetit demokratik, ky është misioni i aleancave e koalicioneve, sa kohë që ato funksionojnë në interes të popujve. Ndjehemi krenar që misionin e përmbushët me sukses. Shpreh bindjen se emri i mirë do vazhdojë të konsolidohet dhe më tej”, tha ministri Nishani.
Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, duke shprehur vlerësimin për ekspertët e policisë, që përfunduan me sukses të plotë këtë mision të parë të Policisë së Shtetit jashtë vendit, e cilësoi këtë kontribut si një kontribut për paqen dhe qetësinë.
EKSPERTËT
Gjatë ceremonisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, vlerësoi me certifikatë “Për Shërbime të Dalluara” 5 ekspertët e policisë përkatësisht Kryekomisar Bardhyl Henaj, Kryekomisar Bjordi Shehu, Komisar Ergys Lala, Nënkomisar Artur Prifti dhe Nënkomisar Fatmir Varfi, “Për profesionalizmin, shërbimin cilësor, dhe kryerjen me performancë të lartë të detyrave, duke përçuar eksperiencat më të mira policore dhe përmbushur me sukses të plotë Misionin e Parë Trajnues të Policisë së Shtetit në përbërje të strukturave trajnuese të NATO-s në Afganistan.”
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com