Medaljet në kampionatin Ballkanik të karatesë, Arifi: Doja të artën, por krenar që u ndesha para publikut shqiptar

Katër medalje ka arritur të fitojë Shqipëria në kampionatin ballkanik të karatesë, që u zhvillua për herë të parë në Shqipëri, në kuadër të Tiranës Qyteti Europian i Sportit. Në kategorinë e të rriturve Xhino Toli fitoi të bronztën, ndërsa Orges Arifi medaljen e argjendtë.

“Hera e parë që u mbajt në Shqipëri dhe ishte një ndienjë e veçantë, sepse u ndesha para publikut vendas. Për rezultatin them se nuk mund të jem shumë i kënaqur, sepse objektivi ishte medalje e artë. Gjithsesi tani duhet të kënaqem me medaljen e argjendtë,”-u shpreh Orges Arifi, sportist i karatesë.

Për këtë aktivitet nga data 22 deri më 24 shtator erdhën në Tiranë rreth 400 sportistë nga 12 shtete të ndryshme ballkanike.

“Organizimi i kampionatit ballkanik nga federata shqiptare e karatesë ishte në mënyrë perfekte. Të gjithë shtetet e ballkanik ishin shumë të kënaqura dhe krijuan përshtypje pozitive për Tiranën dhe Shqipërinë,”-tha Orges Arifi, sportist i karatesë.

Sa i takon dy medaljeve të tjera të fituara në ballkaniadë, ishin në kategorinë e veteranëve. Kjo sepse në finale shqiptari Lirim Dedej, i cili fitoi medaljen e artë, u përball në finale me Danil Agollin, i cili mori medalje të argjendtë.

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë