WASHINGTON- Legjenda e muzikës, Bob Dylan si dhe ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, Medelein Albright do të nderohen me Medaljen e Paqes. Emrat e tyre ndodhen në listën e 12 personave të cilët presin që të shpërblehen me Medaljen e Paqes. Këtë medalje do tja dorëzojë presidenti amerikan, Barck Obama, në Shtëpinë e Bardhë më datë 29 maj. Shtëpia e Bardhë ka publikuar tashmë dhe listën e fituesve në mesin e të cilëve janë dhe ish-senatori dhe astronauti, John Glenn, ish-gjykatësi i Gjykatës Supreme, John Paul Stevens, një nga figurat kryesore në Departamentin e Drejtësisë gjatë epokës së të drejtave të njeriut, John Doar dhe Uilliem Foug. Medalja Presidenciale për Paqe është dekorata më e lartë amerikane e nderimit.
(s.ç/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(s.ç/ shqiptarja.com)











