Media angleze: As Parisi as Amsterdami, dy qytetet më të preferuara të turistëve janë Tirana dhe Lviv

Media angleze: As Parisi as Amsterdami, dy qytetet më të preferuara të turistëve janë Tirana dhe Lviv

As Parisi as Amsterdami, dy qytetet më të preferuara të turistëve janë Tirana dhe Lviv. Gazeta britanike “Standard” ka publikuar një artikull mbi qytetet më të lira për të pushuar në Europë, mes të cilave renditet edhe Tirana.

Bazuar në të dhënat e raportit të “Post Office Travel Money” dhe “Airbnb”, artikulli identifikon 10 qytete europiane, që sipas tyre, po shënojnë rritje të shpejtë të kërkesës nga turistët për akomodim. Raporti përfshin të dhënat për 12 muajt e fundit, dhe rendit në krye të listës qytetin Lviv në Ukrainë. Tirana pason vendin e dytë në këtë renditje, si një nga qytetet më të mira dhe më të lira për të pushuar në Europë.

Lista vijon me Katovicën në Poloni, Kosice në Sllokavi, Kaunas në Lituani, Antalja në Turqi, dhe Bari në Itali. Ndërsa, tre vendet e tjera që përmbyllin listën, janë: Moska në Rusi, Lisbona në Portugali, dhe Alkmaar në Holandë.

Sipas të dhënave të këtij raporti, Tirana është një destinacion i preferuar për turistët, pasi një fundjavë për dy persona në kryeqytetin shqiptar llogaritet të kushtojë në rreth 153.43 paund. Më poshtë lista me 10 qytetet më të preferuara dhe çmimet për dy persona për një fundjavë:

1. Lviv, Ukrainë - £137.42
2. Tiranë, Shqipëri - £153.43
3. Katovicë, Poloni - £191.72
4. Kosice, Sllovaki - £195.52
5. Kaunas, Lituani - £236.79
6. Antalja, Turqi - £245.57
7. Bari, Itali - £294.38
8. Moskë, Rusi - £336.26
9. Lisbonë, Portugali - £378.12
10. Alkmaar, Holandë - £409.69

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • petriti: 26/08/2019 08:14

    Shume e "besueshme".Tirana ka 2 here me shume kerkesa se Parisi dhe Amsterdami te marra sebashku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit