Media, Basha replikon me
Ramën: Censurues i dobët

Media, Basha replikon me<br />Ramën: Censurues i dobët<br>
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka replikuar sërish me kryeministrin Rama në debatin për lirinë e medias në Shqipëri. Fillimisht ishte Basha i cili sot në mëngjes në një status në Facebook akuzoi Ramën se fjalimi i djeshëm kundër gazetarëve ishte kriminal.

Rama reagoi menjëherë duke i kërkuar Bashës që t’u kërkojë falje të gjitha mediave “që i kriminalizove me baltën e çadrës për muaj të tërë, ditë për ditë, pastaj fol sa të duash për rrezikun që u vjen nga fjalët e mia”.

Por Basha nuk u ndal me kaq duke vijuar replikën po në Facebook duke e akuzuar Ramën si censurues të vogël dhe autokrat të zhytur në korrupsion, drogë dhe krim, që sulmon gazetarët dhe mbron e promovon kriminelët.

Deklarata e Bashës
Edi Rama si nje censurues i dobët shtrembëron qëndrimet e mija për mediat. Nuk ka dhe nuk ka për të patur kurrë sulm timin kundër gazetarëve. Ka patur dhe do të ketë kritika për ata pronarë që nuk lejojnë gazetarët të raportojnë te vërtetën.

Nga publicisti i dikurshëm Edi Rama nuk ka mbetur asgjë. Ai tani është një autokrat i zhytur në korrupsion, drogë dhe krim, që sulmon gazetarët dhe mbron e promovon kriminelët. Vreri dhe urrejtja që ai nxjerr përditë kundër gazetarëve, bën kontrast jo vetëm me pazaret dhe favoret për disa nga pronarët e medias, por në vecanti me mbrojtjen dhe kujdesin që shpreh me fjalë e me vepra për Roshët dhe Tahirët me shokë.

Krimi, korrupsioni dhe kapja e shtetit janë problemet që po e shkatërrojnë Shqipërinë. Gazetarët që ngrenë zërin kundër tyre dhe i kërkojnë llogari kryeministrit, i shërbejnë njerëzve dhe të ardhmes së vendit. Zëri i tyre duhet mbrojtur, zërit të tyre duhet t’i bashkojmë zërat tanë për të denoncuar dhe ndalur të keqen.

dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf