Media britanike i kërkon qeverisë
linjë të ashpër kundër Rusisë
Media e shkruar britanike, pa përjashtuar asnjë orientim politik të saj, përfshirë ”Times”, ”Guardian” dhe ”Daily Telegraph”, kërkojnë unanimisht nga qeveria e kryeministrit David Cameron një përgjigje më të ashpër kundër Rusisë pas publikimit të një raporti përfundimtar mbi vrasjen e agjentit rus, i shndërruar më pas në informator të britanikëve.
Media e shkruar britanike, pa përjashtuar asnjë orientim politik të saj, përfshirë ”Times”, ”Guardian” dhe ”Daily Telegraph”, kërkojnë unanimisht nga qeveria e kryeministrit David Cameron një përgjigje më të ashpër kundër Rusisë pas publikimit të një raporti përfundimtar mbi vrasjen e agjentit rus, i shndërruar më pas në informator të britanikëve, Aleksander Litvinenko, ”ndoshta” i urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Edhe pse jo të gjitha gazetat ia kushtojnë faqen e parë këtij lajmi, në editorialet e tyre propozohen një sërë masash përsa i takon Kremlinit, përfshirë sanksione të reja për individët apo dëbim i të gjithë diplomatëve rusë të identifikuar si agjentë të shërbimeve sekrete.
“Moska duhet të paguajë një çmim”, thonë ”Guardian” dhe ”Times” për atë që përcaktohet si “akt terrorist bërthamor i sponsorizuar nga një shtet”, pasi në vrasjen e ish-agjentit të KGB-së ishte përdorur polonium-210 radioaktiv, gjurmë të të cilit ishin gjetur në disa zona të Londrës.
Përgjigjja e kryeministrit britanik, David Cameron për këtë ngjarje gjykohet shumë e dobët nga ana e medias së shkruar.
”Times” propozon rritjen e mbrojtjes së disidentëve rusë, të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe, ndërkohë që ”Daily Telegraph” dënon faktin që ”rrjeti i agjentëve rusë në Londër është shumë i gjerë, njësoj si në periudhën e Luftës së Ftohtë”.
Në ”Times” botohet edhe një intervistë e Marina Litvinenkos, vejushës së agjentit të vrarë.
Ajo kërkon sanksione ekonomike dhe ndalim të hyrjes në Britaninë e Madhe të disa organizmave dhe individëve, përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin /ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44