Media britanike: Shqipëria do
na zëvendësojë në BE

Media britanike: Shqipëria do<br />na zëvendësojë në BE
Mediat britanike i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë letrës që Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker i dërgoi Ramës pas fitores së zgjedhjeve duke i ripërsëritur mbështetjen e Brukselit për integrimin e Shqipërisë në BE.
 
Shqipëria mund të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe kështu ta zëvendësojë Britaninë e Madhe pas Brexit-it. Brukseli këmbëngul që Shqipëria ka “mbështetjen e vazhdueshme” shkruan Express.
 

Në letrën e pak ditëve më parë Juncker shkruante se e kishte mirëpritur faktin që qeveria dhe opozita në Shqipëri arritën paktin për tejkalimin e dallimeve partive kur bëhet fjalë për integrimin e vendit.
 
“Express” thekson ndër të tjera se letra e Juncker vjen pas paralajmërimeve të Mike Pence për një situatë jo të qëndrueshme në Ballkan.
 
E ndërsa kujton përpjekjet e Shqipërisë për integrimin në BE dhe nivelin ekonomik, “Express” e mbyll shkrimin kushtuar Shqipërisë duke nënvizuar faktin se të dy partitë kryesore, PS dhe PD kanë bërë fushatë me një biletë për anëtarësim në BE të vendit të tyre, pas një marrëveshjeje të rëndësishme.

rama

Shkrimi në "Express" për Shqipërinë

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur