BRUKSEL - Deputeti shqiptar Mark Frroku, i cili mban dhe postin e kreut të Partisë Kristian-Demokrate rezulton të jetë dënuar me 10 vjet burg në mungesë nga një gjykatë belge për akuzën e vrasjes.
Mediat belge kanë publikuar sot lajmin duke saktësuar se dënimi për Mark Frrokun është dhënë në vitin 2010.
Deputeti shqiptar Frroku akuzohet për vrasjen e bashkëkombasit të tij, Aleksander Kurti, pasditen e 5 marsit 1999.
"Në Bruksel i akuzuar, në Shqipëri deputet"- e titullon lajmin faqja online belge Nord Eclair.be.
Në shkrim thuhet se "i sapozgjedhur në Shqipëri në postin e ligjvënësit, Mark Frroku rezulton i dënuar në mungesë me 10 vite burg në Belgjikë për vrasje, mbi afera prostitucioni dhe trafiku ilegal emigrantësh."
Mediat belge shkruajnë se ai duhet të rigjykohet në muajin shkurt 2014 para Gjykatës Penale të Nivelles pas Apelit të Gjykatës së Brukselit, pasi Froku kishte fituar lirinë para se çështja ndaj tij të shkonte në gjykatë dhe ishte larguar drejt Shqipërisë.ku aktualisht jeton në Shqipëri.
FRROKU I DENUAR PER VRASJEN E ALEKSANDER KURTIT
Mark Frroku akuzohet për vrasjen e një bashkëkombasit të tij, Aleksander Kurti, i vrarë në pasditen e 5 marsit 1999.
Ai u qëllua për vdekje me thikë në një stacion metroje, Gare du Midi, në rrugën ‘Fonsny", në jug të Brukselit. Po sipas mediave belge thuhet se Frroku përdorte identitet të rremë të një kosovari.
Sipas Nord Eclair.be, rasti lidhet me botën e prostitucionit, ku veprojnë disa rrjete emigrantesh shqiptarë në Bruksel. Viktima, Aleksander Kurti me sa duket kishte ‘shkelur’ mbi aktivitetetin e anëtarëve të tjerë, bosë ose anëtarë të rrjeteve të emigracionit klandestin drejt Anglisë.
Pas disa denoncimeve anonime, 4 shqiptarë u identifikuan si fajtorë, ndër të cilët Besnik Morina (Mark Frroku) (41 vjeç) dhe Ajan Bytyçi (36) u klasifikuan si bashkëpunëtorë sipas mediave belge, si ‘sudinfo.de’.
Ata u ndaluan nga policia pas shumë kohe, por dolën nga burgu përpara sesa të fiksohej data e gjyqit të Brukselit, në janar të 2010-s. Të katërt u shpallën fajtorë në përfundim të procesit dhe u dënuan me nga 10 vjet heqje lirie, në mungesë. Meqë qenë lënë të lirë para këtij çasti, ata nuk u paraqitën asnjëherë para togave të zeza.
Gjithmone sipas Nord Eclair.be, pas rekursit të Prokurorit të Përgjithshëm, ka pasur një shfuqizim të masës së dënimit të 24 marsit 2010 dhe Frroku dhe Bytyçi duhet të rigjykohen.
Rasti është planifikuar të nisë në Gjykatën penale e Nivelles, më 10 shkurt. Por të dy ende mungojnë në Belgjikë dhe jetojnë të lirë në vendin e tyre të origjinës, Shqipëri. Nderkohe Mark Frroku filloi një karrierë politike që e çoi atë për t’u zgjedhur më 23 qershor si deputet në parlamentin shqiptar.
Me gjithë këtë nga autoritetet shqiptare të drejtësisë nuk bëhet e ditur nëse ka patur apo jo kërkesë për ekstradimin e Frrokut, para se ai të përfshihej në politikë.
ME IMUNITET APO JO?
“Që prej këtij momenti, shtrohet pyetja nëse Frroku gëzon apo jo imunitet parlamentar? Sigurisht jo në Belgjikë, ku teorikisht ai mund t’i nënshtrohet gjykimit, meqë faktet, fajësimi dhe rikthimi i procesit në gjykatë kanë ndodhur para zgjedhjes së tij deputet. Asgjë s’na pengon, na thotë një eksponent i jurisprudencës. Po Shqipëria, do ta ekstradonte gjithsesi njërin prej deputetëve të saj? Asgjë s’është më e sigurt. Gjembi juridiko-diplomatik tashmë është mbjellë, përfundon shkrimi i medias belge.

(Në foto: Shkrimi akuzues ndaj Mark Frrokut në median belge, Nord Eclair.BE)
REAGON FRROKU: JANE TE SAJUARA, UNE KAM NENSHTETESI AMERIKANE
Në një reagim për tv A1 Report deputeti Frroku ka hedhur poshtë akuzat duke e cilësuar ngjarjen me prapavijë politik. Sipas tij nuk ka asnjë precedent penal në asnjë vend të botës pasi thotë se nëse do të kishte qoftë edhe problemin më të vogel me drejtësinë nuk do të kishte marrë nënshtetësinë amerikane. Lexo me shume/ Frroku për 'A1 Report': Janë sajuar
MARK FRROKU VELLAI I ARBEN FRROKUT
Deputeti Mark Frroku është vëllai i biznesmenit Arben Frroku, i cili është në paraburgim për akuzën për vrasjen e kryekomisarit të policisë Dritan Lamaj. Lamaj i kishte dërguar shpesh informacione Drejtorisë së Përgjithshme të policisë për përfshirjen e Arben Frrokut në vrasje të ndodhura në Belgjikë.
Redaksia Online
(mag/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Dritan Lamaj po hetonte Arben Frrokun për vrasje në Belgjikë