Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë

Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë

1732553677_kharkivukrainereuters241125h.jpg

Ukrainë

Ndërkohë që konflikti në Ukrainë po përshkallëzohet, janë rikthyer diskutimet mbi mundësinë e dërgimit të trupave perëndimore dhe kompanive private të mbrojtjes në këtë vend. Kështu raporton sot gazeta franceze Le Monde, duke cituar “burime të besueshme”. Këto bisedime janë intensifikuar veçanërisht për shkak të shqetësimeve se SHBA mund të reduktojë mbështetjen për Kievin pas marrjes së detyrës nga Donald Trump më 20 janar 2025.

Le Monde kujton se presidenti francez Emmanuel Macron e kishte ngritur këtë çështje që në shkurt, duke shkaktuar debate të mëdha dhe kundërshtime nga disa vende evropiane, veçanërisht Gjermania. Sidoqoftë, ky opsion nuk është përjashtuar dhe madje ka marrë një vrull të ri gjatë javëve të fundit.

Një burim britanik ka deklaruar për Le Monde se “po zhvillohen diskutime midis Britanisë dhe Francës për të forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, me synimin për të krijuar një bërthamë të fortë aleatësh në Evropë, që do të përqendrohet tek Ukraina dhe siguria evropiane në përgjithësi”.

Edhe pse deri tani nuk ka vendime zyrtare, Le Monde raporton për disa “propozime konkrete” që po shqyrtohen në Ministrinë e Mbrojtjes. Një nga këto propozime vjen nga kompania franceze Défense Conseil International (DCI), e cila është e specializuar në eksportin e armatimeve dhe trajnimin ushtarak.

Sipas gazetës, DCI është e gatshme të vazhdojë trajnimin e ushtarëve ukrainas, ashtu siç ka bërë tashmë në Francë dhe Poloni. Gjithashtu, kompania mund të sigurojë mirëmbajtjen e pajisjeve ushtarake franceze të dërguara në Ukrainë. Për këtë qëllim, DCI ka kontaktuar kompaninë britanike Babcock, e cila është tashmë aktive në Ukrainë, për të bashkëpunuar dhe për të përdorur së bashku burimet e disponueshme. (ANSA)


Lajmi kryesor:

Lufta/ Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar