Frankfurter Allgemeine Zeitung ka botuar një tjetër editorial për situatën në Kosovë, e të cilit i ka vënë titullin “Nuk ka më miq?” (gjer. Keine Freunde mehr?). Çka shkruan aty?

Kujtojmë se vetëm disa ditë më herët, FAZ-i kishte shkruar edhe se si politikat e Kurtit ishin në përputhje me planet serbe për destabilizim të rajonit.

Si foto e ballinës së shkrimit të fundit është ajo e presidentes Vjosa Osmani në Parlamentin Evropian.

“Që nga lufta ajrore e NATO-s kundër Jugosllavisë në vitin 1999, Perëndimi pothuajse gjithmonë ka mbajtur anën e Kosovës. Por tash për tash, marrëdhëniet (e Kosovës) janë të tensionuara me ShBA-në e edhe më BE-në.” – shkruhet qysh në nëntitull të këtij editoriali.

Takimi i 27 shkurtit / Frankfurter Allgemeine Zeitung: Politikat e Kurtit në përputhje me planet serbe për destabilizim të rajonit FAZ shkruan tutje se si pa mbështetjen e Perëndimit, shpallja e Pavarësisë së Kosovës në shkurtin e 2008-s “nuk do të kishte asnjë shans për sukses.”

Dhe, shkaku i meritës së Perëndimit, aty përmendet se si Kosova është “padyshim më demokratike se Serbia... dhe Prishtina është gjithashtu më mirë sa i përket standardeve të sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave se sa Beogradi.”

Por...

Megjithatë, aty tregohet se si marrëdhëniet e Kosovës me fuqitë perëndimore janë “më keq se kurrë”. Si pikë më të ulët të këtyre marrëdhënieve mes Kosovës dhe Perëndimit përmendet dita e djeshme.

“Të mërkurën, BE-ja jo vetëm që e konsideroi Qeverinë në Prishtinë përgjegjëse për përshkallëzimin e fundit të dhunës në veri të vendit, por edhe vendosi masa ndëshkuese kundër këtij shteti për herë të parë.” – shkruhet tutje.

Më FAZ njofton me anë të informacioneve të saj se disa shtete anëtare të BE-së i kanë anuluar vizitat e përfaqësuesve kosovarë.

Thelbi i problemit

Aty flitet edhe për fjalimin e presidentes Osmani para Parlamentit Evropian dje dhe për mungesën e njohjeve nga pesë shtete anëtare të BE-së.

Megjithatë, kur flitet për problemet e Kosovës me Perëndimin paraqitet edhe ai që quhej “thelbi”.

E thelbi është refuzimi i Kurtit për të lejuar formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Aty nënkuptohet se kryeministri i vendit po e keqinterpreton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin. Kurti sipas shkrimit nuk tregon se Gjykata në fakt ka shtuar se Asociacionin duhej të formohej.

Shkrimi është përgatitur nga Thomas Gutschker dhe Michael Martens./Nacionale