TIRANE- Mosdeklarimi i kombësisë nga ana e politikanëve të lartë minoritarë në Shqipëri ka shkaktuar furtunë në mediat greke, të cilat nuk ua falin këtë "harresë".
Një sërë komentesh kanë përmendur këtë fakt, duke iu referuar dhe faqeve zyrtare të këtyre politikanëve, që janë deputetë e deri tek ministra të kabinetit qeveritar të Berishës.
Madje nuk kanë munguar që ta lidhin këtë mungesë të kombësisë së politikanëve minoritarë në Shqipëri me rezultatet e censusit të realizuar kohë më parë dhe ku komuniteti grek ka mbetur tërësisht i pakënaqur.
Kështu, këto ditë, media greke ka vënë në shënjestër katër eksponentët më të lartë të politikës në minoritetin grek në Shqipëri si deputetët, Vangjel Dule njëherësh dhe kreu i PBDNJ, Kosta Barka e ministrat e deputetët Spiro Ksera dhe Vangjel Tavo, duke i cilësuar se nuk janë grekë.
Sipas medias nuk janë vetëm ministrat e kryeministrit Sali Berisha, përkatësisht Spiro Ksera, Vangjel Tavo dhe deputeti Kosta Barka, ata që nuk deklarojnë kombësinë e tyre e prejardhjen greke nëpër CV-të e tyre por është edhe vetë Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, edhe pse, sipas tyre, mund të duket e pabesueshme është e vërtetë.
Lexoni shkrimin e plote ne Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com