ATHINE- Gazeta greke "Kathimerini" shkruante dje se mallrat e vjedhura në dyqane të cilat u shkatërruan gjatë protestave që shpërthyen në Athinë, në mes të shkurtit, kanë përfunduar në Shqipëri. Kryeqyteti grek u përfshi nga protesta të dhunshme më 12 shkurt, kundër masave shtrënguese që qeveria e Athinës ndërmori për të përfituar fondin e dytë ndërkombëtar të ndihmës.
Kathimerini, i referohet policisë, kur deklaron se mallrat kanë përfunduar në Shqipëri njësoj sic ndodhi pas protestave të 2008-tës. Ndërkohë që shumë mallra, kryesisht veshje dhe produkte elektronike janë gjetur teksa ishin nxjerre në shitje edhe në dyqane të ndryshme të Athinës, përfshi dhe tregun Korean në Thiseo.
CCTV tregoi pamje të grupeve, shumica të rinj, që dhunonin dhe vidhnin bizneset në Athinë, ndërsa policia bëri apel për ndihmë për të identifikuar dhunuesit në bazë të këtyre pamjeve. ( ne foto pamje nga grabitjet e dyqaneve gjate protestave ne Athine, shkurt 2012)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com