Media greke zbulon detajet, ja si u arrestua Jani Aliaj natën e ndërrimit të viteve! Identiteti i rremë e tradhtoi: U arratis nga Burgu i Korfuzit, vuante dënimin përjetë

Media greke zbulon detajet, ja si u arrestua Jani Aliaj natën e ndërrimit të viteve! Identiteti i rremë e tradhtoi: U arratis nga Burgu i Korfuzit, vuante dënimin përjetë

Jani Aliaj, në dy foto të kohëve ndryshme

Jani Aliaj, në dy foto të kohëve ndryshme

Media greke zbardh detaje të operacionit të arrestimit të Jani Aliajt në Athinë, me qëllim ekstradimin, pasi ishte dënuar përjetë nga gjykatat shqiptare, për vrasjen më 1 Maj 2016 të Elton Çiços për hakmarrje, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Mësohet se mëngjesin e së martës së ndërrimit të viteve, 31 Dhjetor, Aliaj, i arratisur nga burgjet e Korfuzit dhe i dënuar atje për vrasje, u arrestua nga Departamenti i Hetimit të Krimeve të Moskatit.

Ndalimi paraprak u bë për falsifikim, teksa mbante identitetin e rremë Aleksan Kreshnik, 48 vjeç, dhe më tej u zbulua skeda për krimet dhe dënimet e mëparshme. Aliaj figuronte i arratisur nga burgjet e Korfuzit më 1 qershor 2015, duke shkelur lejen e rregullt 11-ditore, teksa ishte izoluar për vrasje.

Gjithashtu, 47-vjeçari u dënua me burgim të përjetshëm dhe 3 vjet për vrasje nga pakujdesia, lëndim i rrezikshëm trupor dhe armëmbajtje pa leje, e ndodhur në vitin 2006 në Atikën Perëndimore. Në të njëjtën kohë, nga Interpol Tirana kërkohej për vrasjen e 1 Majit 2016 në Tiranë dhe dënimin po të përjetshëm për këtë krim, i dhënë në mungesë.
Policia greke njoftoi se operacioni u krye nga skuadra speciale e DIAS.

Efektivët fillimisht vunë re lëvizjet e dyshimta të Aliajt në zonën e “Platonos Korai” dhe i kërkuan t’i nënshtrohej kontrollit. Patrulla evidentoi me pajisjen speciale se karta që ai mbante kishte identitet fals. 

Për këtë qëllim u transferua në Komisariat, aty ku dhe më tej u zbulua identiteti i tij i vërtetë dhe kartela me krime dhe dënime në dy dekadat e fundit, në Greqi dhe Shqipëri.
Media greke informon se ai ishte i shpallur në kërkim për dy vrasje edhe nga Shqipëria.


Lajmi kryesor:

Arrestohet në Athinë i shumëkërkuari Jani Aliaj! U dënua me burg përjetë për vrasjen e Elton Çiços në ish-Bllok më 2016! Nëntë vite në arrati


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, gënjeu për apartamentin luksoz! Nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve

Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, gënjeu për apartamentin luksoz! Nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve