Media kontribut për parandalimin e
kancerit, Ylli: Po zbulohet në fillesa
Media ka dhënë një kontribut të madh në ndërgjegjësimin për parandalimin e kancerit të gjirit. Kështu shprehet specialisti i ISHP, Alban Ylli teksa thekson se tashmë në Shqipëri kanceri po zbulohet në fillesat e tij dhe jo më në fazat e avancuara.
TIRANE - Media ka dhënë një kontribut të madh në ndërgjegjësimin për parandalimin e kancerit të gjirit. Kështu shprehet specialisti i ISHP, Alban Ylli teksa thekson se tashmë në Shqipëri kanceri po zbulohet në fillesat e tij dhe jo më në fazat e avancuara. Sipas tij tani falë medias është bërë e mundur që qytetarët të kërkojnë më shumë informacion dhe drejtohen për kontrolle tek mjeku.
Falë medias është bërë e mundur që të merret me shumë informacion, theksoi Ylli, dhe tregues i dukshëm për këtë është grafiku i kërkimeve ne Google.
"Pra për kaq sa të gjithë flasin gjerësisht jo vetëm nga profesionistët shëndetësor, media publike janë duke u shndërruar edhe në kampion të mbrojtjes të këtyre kauzave. Kushdo që është kurioz mund të shkojë të Google Trends dhe të verifikojë se sa popullor është bërë termi kanceri i gjirit vitet e fundit në Shqipëri. Vëmë re që para 2010 është inekzistent, pothuajse inekzistent ndërkohë që nga 2011 e deri më sot është një term për të cilin kërkohet vazhdimisht dhe ka momente pikë në Tetor. Aty ku ndodh ndërgjegjësimi si me magji fillon edhe një përmirësim i parametrave të kapjes në kohë të kancerit të gjirit. Është e domosdoshme të përmirësohet cilësia e shërbimit shëndetësor, por nga ana tjetër ka të bëjë me ndërgjegjësimin e popullatës, një fenomen se besojmë se është duke u përmirësuar vitet e fundit", theksoi Ylli.
Por po ashtu sipas Yllit tashmë Shqipëria është në fazën ku kanceri i gjirit zbulohet në fillesat e tij dhe jo më në fazën kur është bërë i dukshëm me sy.
"Para 3 vjetëve në një diskutim na është tërhequr vëmendja mbi përpjekjet që po bënim për të rritur ndërgjegjësimin për shenjat e kancerit të gjirit. Në Shqipëri ende kanceri i gjirit kapet në diametrin 2-5 centimetra. Por ka një gjë, faza e avancuar e kancerit mbi 5 centimetra është thuajse në zhdukje. 2012-2013 nuk kemi gjetur kancer që kapet mbi 5 centimetra. ¼ e tyre kapet në 0.2 centimetra. Edhe periudha që unë po e quaj primitive, është duke u tejkaluar, na ngelet të verifikojmë se çfarë po ndodh në Shqipëri mbas ndërhyrjeve të fundit", tha Ylli.
Mediat si faktor kryesor i informimit përmes fushatave ndërgjegjësuese kanë bërë të mundur që njerëzit të kërkojnë gjithmonë e më shumë informacion për kancerin e gjirit si dhe t’i drejtohen mjekëve për të bërë kontrolle.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1603
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26