TIRANE - Ndryshojnë procedurat se si do të zgjidhen shefat e shërbimeve në qendrat spitalore universitare. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ajo e Arsimit, Lindita Nikolla, kanë shpjeguar në Komisionin e Medias, ku u paraqit projektligji i ri i arsimit të lartë, se pas kaosit që kanë gjetur, tashmë po synohet të futet në hulli edhe kriteret e atyre që do të përzgjidhen në krye të shërbimeve spitalore.
Drafti i ri parashikon që tashmë një shërbim i ri nuk do të krijohet vetëm në bazë të numrit të shtretërve, por edhe numrit të operacioneve dhe vizitave.
"Është keqkuptuar apo me dëshirë në disa raste abuzohet për faktin pse emërime dhe jo zgjedhje. Sigurisht nuk prekin parimin e zgjedhjeve, padyshim edhe ndryshimet në projektligj. Kjo pra ka të bëjë me një faze tranzitore me përgatitjen e rregullores së zgjedhjeve dhe kalimin në procedura zgjedhore për të gjithë njësitë e reja që krijohen në bazë tëndryshimeve të këtij projektligji. Kushtet e shërbimit në qendrën spitalore “Nënë Tereza” bëjnë që kjo qeveri të mos presë asnjë ditë për të përmirësuar apo ndërhyrë në mënyrë urgjente edhe në këtë fazë tranzitore qoftë në përsosjen e cilësisë në universitetin mjekësor, po ashtu e lidhur ngushtë me cilësinë e shërbimit në qendrën spitalore “Nënë Tereza." tha ministrja Nikolla
Ndërkohë ministri i SHëndetësisë Ilir Beqaj ka bërë të ditur po ashtu se nuk bëhet fjalë për ndërprerje të mandateve për të zgjedhurit aktuale, por poer departamentet e reja qe do krijohen. Për herë të parë ministri i Beqaj, ka folur edhe për çështjen e universitetit të mjekësisë, duke e konsideruar atë të nxituar.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.2%
-
Të gabuar
25%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4305
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Skënder Minxhozi: Rroftë Trump, poshtë Kushner!
17 Janar, 21:50
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17