TIRANË - Sonte në “A1Report!”, emisioni "Airport" u drejtua nga drejtoresha e "Shqiptarja.com",  Anila Basha. Tema e bisedës “Media dhe politika” mblodhi rreth vetes gazetarët Sajmir Kodra e Shpëtim Nazarko dhe pedagogun Afrim Krasniqi. Të pyetur për zhvillimin që ka pasur media këto vite, të tre gazetarët janë shprehur për risitë e janë ndalur më pas, tek probleme të veçanta të pasqyrimit të fushatës nga media të ndryshme.

Saimir Kodra vuri në dukje faktin se ende ekziston mentaliteti që mbështetësit e partive duken vetëm po qe se dalin në fushatë, kurse në fakt, ka shumë ndjekës nga televizori. Kjo mund të provohet me rastin e komedianit Grillo, që në shesh nuk kishte shumë mbështetës, por votat treguan diçka tjetër.

Lidhur me përdorimin e numrave dhe të pavërtetave në fushatë, Krasniqi tha se në hapjen e fushatës së PD-së, gazetat proqeveritare janë hapur me të njëjtin numër njerëzish, 170 mijë njerëz, pra, ishte me urdhër. E kundërta ndodh në perëndim kur vetë Obama aplikonte takime me njerëzit në salla të mbyllura.

Nazarko vuri në dukje një fakt se kur Berisha gënjen, është koshient për gënjeshtrën e vet. Këtë e kam konstatuar vetë nga televizioni. "Shtypi i shkruar është i falimentuar dhe në këto kushte, do kërkojë copën e bukës, por gënjeshtra e tij erdhi në mënyrë shumë populiste", - tha ai. - "Berisha propozoi: “Po sikur fshatarëve t’ua japim paratë në dorë?!” Fshatari ynë nuk beson kollaj, por në fund të fundit mendon se ky qenka gënjeshtar nga dora jonë".

A mund të detyrohet administrata të shkojë në mitingje?- ishte një pyetje e gazetares.

“Të detyron”, - tha Kodra, - “patjetër, se është me emër dhe me firmë ajo punë”. Nazarko tha se PS-ja ka qënë më e organizuar me strukturat e saj në 2005-ën, falë sjelljes liberale të Nanos dhe asaj individuale të Ramës, kurse tani nuk e ka më, por këtë po e bën PD-ja. Dhe ato turmat e firmat unë s’i quaj më çudi. Këtë lloj tume e shihje në Shqipërinë e ’85-ës dhe ’90-ës, shtoi ai. 

Basha pyeti: Nëse TVSH-ja mbështet qeverinë, po “Top Channel”, a e mbështet opozitën? Po Klani?

Kodra tha se "në emisionin që mbuloj, kam marrë përsipër të kritikoj, por nuk besoj se televizioni ka tendencë ndaj së majtës. Fakti që kritikon nuk do të thotë se është i majtë, sepse kështu ka vepruar edhe kur ka qënë Nano. Krasniqi tha se “TCH” ka vendosur të jetë gjithmonë kritik, ndërsa Klani të jetë gjithmonë me qeverinë".

Përsa i përket analistëve, që së fundi janë shfaqur shumë, Nazarko tha: “Unë gjykoj se roli i analistëve të mirë është shumë më i mirë se para 20 vjëteve. Para se të kishim tv.private, kishim 3 a 4 gazeta, që kishin vlerë me opinionet. Më pask, mori vlerë lajmi. E tani, sërish mori vlerë analiza, sepse të njejtin lajmin e japin tërë median dhe diferencën e bën një analist i mirë.

Financimi i fushatës elektorale ishte tema e fundit e diskutimit ndërmjet gazetarëve të ftuar. Krasniqi tha se spoti i ministrisë së Mbrojtjes është tipik elektoral, që nuk tregon Presidentin e Republikës, por kryeministrin në të sesi pritet në NATO. Problemi tjetër është: A do lejohet antireklama fyese? Lejohet vetëm reklama parimore, që ke thënë këtë e s’e ke bërë, por jo ajo denigruese dhe ajo që unë dëshiroj në këtë fushatë është që t’i shoh përballë njeri tjetrit Ramën me Berishën, në debat televiziv dhe duke krijuar kulturën e debatit. Ekspertët diskutojnë përballë njeri tjetrit në studio televizive, jo nga fshati në fshat”, - përfundoi ai.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)