Një armëpushim njëjavor në Liban mund të hyjë në fuqi sonte në mbrëmje, sipas gazetës al Mayadeen, duke cituar një burim iranian të sigurisë.
"Pas presionit nga Irani, një armëpushim në Liban do të miratohet sonte në mbrëmje", shpjegoi burimi.
Megjithatë, i njëjti burim bëri thirrje për kujdes, pasi sipas tij është e mundur që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu 'të veprojë përsëri për të minuar këtë marrëveshje'.
Lajmi kryesor:
Shtëpia e Bardhë: Nuk kemi kërkuar zgjatje të armëpushimit me Iranin, por jemi të bindur se do të arrihet një marrëveshje! Hezbollahu pranon armëpushimin me Izraelin










