Prokuroria turke kërkoi burgim të përjetshëm ndaj dy gazetarëve të së përditshmes Cumhuriyet, një nga gazetat kryesore të opozitës së vendit, të akuzuar për përhapje në publik të informacionit i konsideruar sekret shtetëror, njoftoi sot agjencia e lajmeve Dogan.

Can Dündar, kryeredaktor i Cumhuriyet dhe Erdem Gül, kreu i zyrës në Ankara të arrestuar prej 26 nëntorit për publikim të një video të kamioneve që i përkisnin shërbimeve sekrete turke (MIT) dhe transportonin armë të destinuara për rebelët islamikë sirianë.