GREQI - Projektrezoluta për çështjen çame e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dhe deklarimet e fundit të kryeministrit Sali Berisha vazhdojnë të shoqërohen me interes nga mediat greke.
E përditshmja "Kathimerini" në një artikull të shkruar nga gazetari Stravos Jimmy ndalet tek termat nacionalistë të kreut të qeverisë shqiptare. Në artikull përmendet fakti se Partia për Drejtësi dhe Integrim (PDIU), e cila përkrah çamët ka dërguar një rezolutë për miratim në Parlament ku ka akuzuar Greqinë për genocid ndaj çamëve në vitin 1944.
“Drejtuesi i partisë Shpëtim Idrizi, në momentin e depozitimit të rezolutës deklaroi se ky është një dokument që i adresohet për mbështetje të gjithë deputetëve dhe popullit shqiptar", -vijon artikulli.
Gazetari Stravos Jimmy thotë se një iniciativë e tillë është ndërmarrë edhe gjatë qeverisjes së Fatos Nanos, kur u votua kundër. Por gjërat tani janë krejtësisht të ndryshme, vijon artikulli, erërat e nacionalizmit, që kanë mbytur në gjak Ballkanin Perëndimor, forcojnë në Shqipëri idenë e ‘Shqipërisë Natyrale’.
Kathimirini konstaton se në të njëjtën kohë po fiton terren në shoqëri edhe ndikimi i partive politike dhe organizatave që mbajnë lartë flamurin e nacionalizmit.
"Ndërsa vendi është në orbitën e zgjedhjeve, elita tradicionale politike është nën presion të madh nga rrymat 'patriotike' dhe nga frika e humbjes së zgjedhjeve nuk heziton që të ndjekë vallen e rrezikshme të irredentizmit. Miratimi nga Kuvendi i një rezolute me atë përmbajtje ose të ngjashme, do të çonte në skaje marrëdhëniet me Athinën, e cila insiston se çështja çame në Greqi nuk ekziston", thuhet në artikull.
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com