Media ruse citon Bashën: Vetëm
vrasje, Shqipëria vend mafioz

Media ruse citon Bashën: Vetëm<br />vrasje, Shqipëria vend mafioz<br>
Të etura për lajme negative rreth Shqipërisë, mediat ruse i kanë dhënë një jehonë të gjerë deklaratave të fundit të liderit të opozitës, Lulzim Basha.

Duke cituar Bashën, portalet më të mëdha në Federatën Ruse, si dhe disa nga gazetat më në zë të vendit, shkruajnë se “Shqipëria është një vend mafioz ku do të gjeni vetëm vrasje!”.

Një prej këtyre portaleve shkon edhe më tej, duke konsideruar protestat e opozitës si një shenjë e mungesës së stabilitetit në vendin tonë.

media ruse

media3

(Shkrimi në mediat ruse për Shqipërinë)

Natyrshëm, të gjithë artikujt dalin në konkluzionin se Shqipëria është një vend i rrezikshëm për t’u vizituar, çka mund të sjellë një dëm të ndjeshëm turizmit tonë nga të ardhurat e munguar prej turistëve rusë, por jo vetëm, edhe prej turistëve të vendeve të tjera ish-sovjetike, gjuha e parë e të cilëve është rusishtja.

Midis gazetave që shkruajnë për vendin tonë është edhe “Rassiskaja Gazeta”, një gazetë zyrtare, e financuar drejtpërsëdrejti nga buxheti i shtetit./LEXO.AL

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët