"Media", shpallen 13 kandidaturat
për anëtarë të AMA,enigmë kryetari
Nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza ka bërë dje publike emrat e 13 kandidatëve për anëtarë të Autoritetit të Mediave Audivizive.
TIRANE- Nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza ka bërë dje publike emrat e 13 kandidatëve për anëtarë të Autoritetit të Mediave Audivizive. Kandidatët për anëtarë të AMA-s, vijnë kryesisht nga fusha e gazetarisë, ndërkohë që data e fundit për dorëzimin e kandidaturave për tre vendet vakante është caktuar 6 qershori.
Paralelisht me procesin e pranimit të kandidaturave për anëtarë të AMA-s, Komisioni i Medias është duke pranuar kandidaturat për plotësimin e vendit vakant të Kryetares së këtij institucioni Endira Bushati, të miratuar nga parlamenti. Për deputetin demokrat Luçiano Boçi, trajtimi i kandidaturave për anëtarë dhe kryetarë të AMA-s, si dy gjëra të ndryshme, janë në shkelje të ligjit, pasi sipas tij në ligj është e përcaktuar që secili prej anëtarëve të AMA-s gëzon të drejtën për të kandiduar dhe për të qenë pjesë e saj.
Ndërkohë për nënkryetarin e Komisionit Alfred Peza, debati për këtë çështje do të zhvillohet pas datës 21 qershor, që është afati përfundimtar për dorëzimin e kandidaturave për kryetar të AMA-s. Reformimi i RTSH-së, ka qenë një tjetër pikë që ka ngjallur diskutime të forta në Komisionin e Medias. Edhe pas muajsh të tërë diskutimesh mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë rënë dakort për formulën e përzgjedhjes së anëtarëve për 10 vendet vakante në këtë institucion.
Edhe pse dy mbledhje më parë është votuar në shumicë, propozimi për formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të KDRTSH-së, propozim i relatores së mazhorancës Mimoza Hafizi, mungesa e djeshme e saj në komision ka bërë që opozita ta bojkotojë mbledhjen. Më parë deputeti i PS-së Fatmir Toçi ka konfirmuar edhe njëherë se mazhoranca i ka 20 emrat e saj, ndërkohë që sulmoi opozitën për vonesat dhe artificat e krijuara për të penguar reformimin e RTSH-së.
Nënkryetari i Komisionit Alfred Peza ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryetarit të Komisionit Genc Pollo, i cili sipas tij po vonon prej muajsh qëllimisht reformimin e AMA-s për shkak se ka qenë vetë ai që në kohën kur ishte ministër firmosi tenderin për frekuencat.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.3%
-
Të gabuar
24.9%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4301
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Skënder Minxhozi: Rroftë Trump, poshtë Kushner!
17 Janar, 21:50
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17