"Media" shtyhet afati për aplikimet
për tre vendet vakante të AMA-s

TIRANE - Në mbledhjen e rradhës së Komisionit të Medias është vendosur për shtyrjen e afatit të pranimit të kandidaturave për 3 vendet vakantë në AMA.

Në mbledhjen e drejtuar nga nënkryetari Alfred Peza u vendos për shtyrjen e pranimit të kandidaturave për 3 vendet vakante në AMA për në datën 6 qershor. Deri më tani mësohet se 13 persona kanë aplikuar për vakancën në AMA. Po ashtu komisioni vendosi që Kryetari i AMA të zgjidhet më datë 20 qershor.

Në mbledhjen e Komisionit të Medias ishte te pranishme edhe opozita. Konfliktet mes mazhorancës dhe opozitës në mbledhjet e mëparshme të Komisionit të Medias lidhen me pretendimin e se janë 3 vende vakante dhe jo 4 siç shprehet mazhoranca. Sipas kësaj të fundit, vakant mbetet edhe vendi i Kryetares, pasi mandati i ish-kryetares Endira Bushati kishte përfunduar. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im