Donald Trump ka ofruar "mbulim të gjerë ajror" dhe ndihma të tjera për kurdët iranianë që kundërshtojnë regjimin, me qëllim që ata të marrin nën kontroll disa zona të Iranit perëndimor. Këtë e raportojnë burime të informuara për The Washington Post.
Sipas këtyre burimeve, "kërkesa e SHBA-së ndaj kurdëve të Irakut është që të mos pengojnë", por përkundrazi "të lejojnë dhe të ndihmojnë" grupet e kurdëve iranianë që po mobilizohen në territorin irakian.
Një zyrtar i lartë i Patriotic Union of Kurdistan — një nga dy forcat kryesore politike që qeverisin rajonin gjysmë-autonom kurd në Irak — ka deklaruar se kurdët irakianë duhet "t’u hapin rrugën këtyre grupeve dhe t’u ofrojnë mbështetje logjistike*".
Lajmi kryesor:
Trump: Duhet të përfshihem në zgjedhjen e udhëheqësit të ri të Iranit! Franca, Italia dhe Greqia 'ok' mbështetjes ushtarake në Qipro! Dronët iranianë sulm aeroportit në Azerbajxhan










