Foto: Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thuhet se po shikon disa strategji për të sekuestruar arsenalin bërthamor të Iranit. Lajmin e bën të ditur CBS News duke cituar disa burime që kanë informacione në lidhje me këtë çështje.

Sipas tyre, administrata Trump po vlerëson se si të sigurojë materialin bërthamor iranian. Në këtë kohë, një burim specifikoi, se Trump ende nuk ka marrë një vendim.

Megjithatë, sipas dy burimeve të cituara nga CBS News, plani përfshin vendosjen e mundshme të forcave nga Komanda e Përbashkët e Operacioneve Speciale, njësia ushtarake elitare që shpesh ngarkohet me misionet më të ndjeshme kundër përhapjes së armëve bërthamore. Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë deklaroi se Pentagoni është përgjegjës për përgatitjet teksa nuk pranoi të japë detaje të tjera.


Lajmi kryesor:

Putin: Rusia besnike ndaj Iranit! Valë e re sulmesh në Izrael! Raketat iraniane synojnë bazën ushtarake amerikane në Oqeanin Indian, e konfirmon Teherani