Media vijon procesin e përjashtimit
të kandidateve për në AMA

TIRANE- Komisioni i Medias ka vijuar procedurën për përzgjedhjen e anëtarëve të AMA-s duke skualifikuar nga lista e 26 kandidatëve edhe 2 emra të tjerë, atë të Ilirian Dahrit dhe të Elton Kacidhja-s.
 
Me këto dy emra numri total i të skualifikuarve nga mazhoranca arrin në 6, teksa procesi do të vijojë deri nga lista të mbeten 13 emra.
 
Më pas mazhoranca do të vijojë me përzgjedhjen e kandidatëve të saj sikurse e parashikon ligji.
 
Ndërkohë anëtarët e opozitës nuk kanë qenë të pranishëm në komision për procedurat e zgjedhjes së anëtarëve të AMA-s, që aktualisht funksionon në mungesë të kryetarit dhe 3 anëtarëve.
 
Para disa ditësh, anëtarët e Komisionit të Medias nga radhët e mazhorancës, i dërguan një letër opozitës për të marrë pjesë në procesin e zhbllokimit të ngërçit ku janë futur AMA dhe bordi drejtues i RTSH, një ftesë kjo që u refuzua nga PD, me argumentin se qeveria kërkon kapjen e këtyre institucioneve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im