Mediat amerikane: Marrëveshja për armëpushim në Gazë nuk ka gjasa të arrihet para përfundimit të mandatit të Presidentit Biden

Mediat amerikane: Marrëveshja për armëpushim në Gazë nuk ka gjasa të arrihet para përfundimit të mandatit të Presidentit Biden

Civilë palestinezë në Rripin e Gazës

Zyrtarët amerikanë besojnë tashmë se një marrëveshje armëpushimi në Gazë mes Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas, nuk pritet të arrihet përpara përfundimit të mandatit të Presidentit Joe Biden në janar. Lajmi u njoftua të enjten nga gazeta amerikane 'Wall Street Journal'.

Gazeta citoi zyrtarë të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe Pentagon, por pa i përmendur ata.

Uashingtoni ka thënë më parë se 90% e marrëveshjes për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve ishte arritur, ndërsa Nënpresidentja Kamala Harris ka thënë vazhdimisht se Uashingtoni ka punuar "pa pushim" për të arritur një marrëveshje.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera që kanë shërbyer si ndërmjetës në bisedime si Katari dhe Egjipti, kanë bërë prej muajsh përpjekje për arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, por pa arritur ta finalizojnë.

Negociatat kanë vazhduar për të hequr dy pengesa: kërkesën e Izraelit për të mbajtur forcat e tij në korridorin e Filadelfit me synimin për të ruajtur një territor neutral mes Gazës dhe Egjiptit, si dhe mbi specifikat e shkëmbimin të pengjeve izraelite me të burgosurit palestinezë që mbahen nga Izraeli.

Presidenti Biden paraqiti një propozim me tre faza për armëpushim më 31 maj, për të cilin tha në atë kohë, se Izraeli kishte rënë dakord. Marrëveshja ka hasur në pengesa dhe zyrtarët kanë thënë për javë të tëra se së shpejti do të paraqitej një propozim i ri.

Kritikët dhe grupet e të drejtave të njeriut i kanë kërkuar Uashingtonit të kushtëzojë mbështetjen ushtarake për Izraelin, por SHBA-ja e nuk ka hequr dorë nga mbështetja për aleatin e saj./VOA

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!