Mediat amerikane: Obama do të
marrë masa kundër Rusisë

Mediat amerikane: Obama do të<br />marrë masa kundër Rusisë
Sipas medieve amerikane, një sërë masash kundër Rusisë pritet të bëhen publike nga administrata e presidentit Obama, për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale.

Momentalisht nga raportimet e medieve amerikane, të cilat citojnë zyrtarë amerikan pritet që këto masa do të jenë sanksione ekonomike dhe diplomatike, por ende nuk ka një reagim zyrtar
nga ana e administratës Obama.

Rusia i ka mohuar fuqishëm akuzat e SHBA-së për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale.

Gjithashtu edhe presidenti i zgjedhur, Donald Trump, është shprehur në kohën e publikimit të këtyre akuzave, se nuk ishin asgjë më shumë se një përpjekje e Partisë Demokratike për të  mbuluar humbjen e kandidates së tyre, Hilary Clinton.

Ndërkohë për këto sanksione është shprehur mbrëmjen e të mërkurës edhe senatori republikan Lindsey Graham, i cili ka thënë se shpreson që sanksionet të kenë miratimin e të dyja palëve në kongres dhe  se këto seksione do të godasin fortë Rusinë dhe veçanërisht presidentin Putin.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia