VATIKAN - Zëdhënësi i Vatikanit, at Federico Lombardi përgënjeshtron lajmin, e botuar nga e përditshmja argjentinase "Clarin", për një telefonatë mes Papës dhe presidentit sirian, Bashar al Assad. Papa në fakt i ka shkruar sot presidentit rus, Vladimir Putin një letër me rastin e G20.
Papa ka kërkuar të lihet mënjanë "preteksti i kotë" i ndërhyrjes ushtarake në Siri dhe "me guxim të çojhet përpara dialogu dhe negociatat".
Edicioni on-line i të përditshmes argjentinase Clarin, duke cituar disa fonte të Vatikanit, ka shkruar se mendohet që Papa Francesco të ketë folur në telefon me presidentin sirian Bashar al-Assad.
Gjithmonë sipas të përditshmes argjentinase, telefonata e Papës me Assad-in është një “ofezë diplomatike”, që do të përfshijë edhe presidentin amerikan, Barack Obama, për të bindur atë, që të mos sulmojë Sirinë.
Gjithashtu, mendohet se Vatikani është në kontakt edhe me Francën, një nga vendet e vetme deri më tani, që mbështet ndërhyrjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara.
Kreu i Vatikanit, gjatë mesazheve të ditëve të kaluara, në lidhje me krizën siriane, ka bërë apel për paqe duke i ftuar të gjithë ndërkombëtarët të gjejnë rrugën e dialogut dhe jo të luftës.
Ndërkohë, sipas agjencisë Agi, Papa Francesco në ditët e shkuara ka kryer edhe telefonata të tjera, drejtuar disa liderëve dhe qeverive të interesuar për krizën siriane. Bëhet fjalë për telefonata insistuese drejtuar presidentëve si Assad-i, Putin dhe Obama.
(e.b/v.gj/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com