Mediat botërore surprizohen nga
Festivali folklorik i Gjirokastrës
Agjensia Kombëtare e Turizmit, në vazhdim të nismës së saj për prezantimin e “Shqipërisë Turistike”, po organizon këtë javë një tur njohjeje me disa gazetarë ndërkombëtarë, që vijnë kryesishtë nga Evropa, Amerika, Kanadaja dhe Vatikani, për tu njohur me kulturën shqiptare, me traditën, natyrën dhe zhvillin e këtij vendi.
Agjensia Kombëtare e Turizmit, në vazhdim të nismës së saj për prezantimin e “Shqipërisë Turistike”, po organizon këtë javë një tur njohjeje me disa gazetarë ndërkombëtarë, që vijnë kryesishtë nga Evropa, Amerika, Kanadaja dhe Vatikani, për tu njohur me kulturën shqiptare, me traditën, natyrën dhe zhvillin e këtij vendi.
Ata shoqërohen edhe nga disa media vëndase. Kryesisht është zgjedhur vija bregdetare dhe qytetet tona nën mbrojtjen e UNESKO-s, Gjirokasta, Butrinti dhe Berati, për t’u vizituar dhe bërë objekt i kamerave dhe shkrimeve të tyre në mediat ku punojnë.

Pas një udhëtimi nga Tirana, ata mbërritën në Gjirokastër nga ku ndoqën nga afër çeljen e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës dhe prezantimin e disa grupeve folklorike me këngët dhe vallet e tyre krahinore.
Të interesuar kryesisht për kulturën dhe turizmin shqiptare, ata pyesnin dhe merrnin informacin për çdo gjë që lidhej me këtë fushë.
Të pranishëm në hapjen e Festivalit ishin Kryeministri Rama, Ministrja e Kulturës, Kumbaro, ai i Ekonomisë dhe Turizmit, Ahmetaj dhe disa ministra të tjerë. Grupi i gazetarëve të huaj, ishte i interesuar të mësonte nga Ministri Ahmetaj disa prioritete mbi turizmin në Shqipëri dhe kështu i kërkuan atij një takim aty në ambientet e festivalit.

Ata e pyetën ministrin Ahmetaj mbi infrastrukturën rrugore turistike në vend. Ministri tha se është bërë mjaft në këtë drejtim dhe vazhdon të bëhet çdo ditë. Gjithashtu gazetarët e huaj u interesuan për hotelerinë turistike dhe personelin që shërben në të.
Ministri u përgjigj se hoteleria dhe shërbimi i saj, janë kthyer në një prioritet për Ministrinë e Turizmit dhe strukturat që ai drejton. Tashmë ne kemi menaxher dhe një staf të kualifikuar që administrojnë hoteleritë tona turistike në të gjithë territorin e vendit. Është bërë dhe është pranuar kualifikimi i tyre.

Një interesim të veçantë gazetarët i shfaqën Ministrit për investimet e huaja në Shqipëri. Ahmetaj tha se ky është një prioritet për qeverinë shqiptare dhe se të huajt kanë interes ekonomik të investojnë në Shqipëri ku fushat e investimeve janë të shumta dhe krahu i punës i mjaftueshëm.
Në mbyllje të programit të natës së parë të Festivalit, ne u morëm një përshtypje mbi ditën e parë në Shqipëri gazetarëve të huaj.

Ata i shprehën ato me entuziazëm dhe të kënaqur që ishin prezantuar me një vend kaq të veçantë ku bukuria e natyrës ndërthurej me entuziazmin njerëzorë, ku tradita dhe folklori ishin prezentë në çdo kohë dhe në çdo vend, po kështu u shprehën për mikëpritjen dhe ushqimin tradicional mjaft interesant. Sot ata do të vizitojnë qëndrat muzeale të Gjirokastës si dhe qëndra të ndryshme të biznesit turistik ku vlerat artizanale të kësaj zone shfaqen mësë miri
Marrë nga ATSH
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.3%
-
Frikë se humbin
43.2%
-
Arsye të tjera
7.5%
Vota total: 1026
Lajme të tjera
-
Banorët e Bërxullës modifikojnë himnin e Flamurit: Kush është burrë s'frikësohet, e derdh lekun pa kursim! Avokati i Popullit ‘dajre’ e Ministri i Brendshëm ‘daulle’
29 Mars, 11:50
-
I dënuar me 25 vite burg në Itali, Gjykata e Tiranës njeh vendimin për ‘Ufon’! Ilir Paja nuk do ekstradohet, dënimin do e shlyejë në Shqipëri
29 Mars, 11:46
-
Dialogu Kosovë-Serbi vijon në Maqedoninë e Veriut, nesër do flitet për ekonominë, në fokus tregtia e dy shteteve
29 Mars, 11:39
-
U pikas nga autoritetet britanike si mbikqyrësi i fermave të kanabisit, arrestohet shqiptari! Manovra epike për t'i shpëtuar policisë (FOTO)
29 Mars, 11:30
-
Tiranë/ Arrestohet 47-vjeçari te ‘Komuna e Parisit’, u kap me 400 gramë kokainë! E shpërndante në zona të ndryshme të qytetit
29 Mars, 11:27
-
VIDEO/ Bënte manovra të rrezikshme me makinën luksoze në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari! Ishte i droguar, gjobitet me 60 mijë lekë dhe i pezullohet patenta
29 Mars, 11:26
-
Lufta/ Moska: Ne do t'i arrijmë të gjitha qëllimet! SHBA po luan me idenë e një gjykate kundër Rusisë
29 Mars, 11:23
-
Shërbyesja që kapërceu gjykimet racore dhe ndryshoi botën e sportit! Vdekja në harrim dhe varfëri
29 Mars, 11:20
-
LIVE /Komisioni i Ligjeve mblidhet për diskutime për Avokatin e Popullit
29 Mars, 11:19
-
Apeli i GJKKO rrëzon Arben Ahmetajn, kontrolli në vilën e bashkëjetueses së tij është i rregullt! Ish-zv. Kryeministri pretendoi se ishte i paligjshëm
29 Mars, 11:10
-
Me armë zjarri pa leje, arrestohen babë e bir në Shijak
29 Mars, 11:09
-
Tabaku depoziton amendamentin me ndryshimet e ligjit: Të aplikohet 0% tatim fitimi për profesionet e lira dhe biznesin e vogël deri në vitin 2029
29 Mars, 11:08