Mediat britanike: George Michael
mund të ketë vdekur nga overdozaI dashuri i Michael:E gjeta të vdekur në shtrat

Mediat britanike: George Michael<br />mund të ketë vdekur nga overdozaI dashuri i Michael:E gjeta të vdekur në shtrat
Këngëtari George Michael i cili humbi jetën natën e Krishtlindjes mund të ketë vdekur si pasojë e overdozës nga heroina. Lajmi bëhet publik nga mediat britanike të cilat citojnë një të afërm të këngëtarit. 

Gjatë vitit të fundit ikona e popit do të duhej të luftonte ndaj varësisë që ai kishte ndaj lëndëve narkotike, e për këtë arsye ai ishte shfaqur pak në publik duke qëndruar larg fansave.

“Vitin e fundit Michael ka luftuar kundër varësisë ndaj heroinës. Madje është shtruar disa herë në spital për overdozë. Është çudi sesi ka rezistuar deri tani", është shprehur burimi.

Ditën e djeshme ishte menaxheri i tij Michael Lipman i cili dha lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtarit duke thënë se shkak i vdekjes ishte një atak kardiak. Në fakt ylli i popit ishte arrestuar disa herë për përdorim dhe mbajtje e lëndëve narkotike.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023